rubla-300x170Një renië kaq e shpejtë e Rublës nuk mbahet mend. Popullsia është në panik dhe ka nisur të furnizohet me rezerva ushqimore. Fatkeqësisht, çmimet e ushqimeve janë rritur me 25 %.  Besimi i banorëve në stabilitetin e vendit ka rënë, shkruan Business Insider.

Raftet në supermarketet e kryeqytetit rus janë çdo herë e më të zbrazëta, sepse banorët blejnë sa më shumë, para se të ndodhë një tjetër rënie e Rublës.

Një panik i tillë nuk mbahet mend.

Çmimet e mishit të derrit dhe të sheqerit janë rritur me 25 për qind, ndërsa çmimet e peshkut dhe të frutave të detit me 15 për qind, shkruan Nezavisnaja Gazeta.

Raporti i Byrosë Qendrore të Statistikave gjithashtu tregon se çmimet në dhjetor kanë vazhduar të rriten, raporton Telegrafi.

Vetëm për shtatë ditë çmimet e vezëve, trangujve dhe lakrës janë rritur prej 4.3-6.2 për qind.

Sipas Bankës Qendrore të Rusisë, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit, inflacioni muajin e kaluar arriti në 9.4 për qind. Arsyet për këtë krizë duhet kërkuar në faktin se Rusia shumica e ushqimeve e ka importuar nga jashtë vendit, gjë që në kombinim me rënien e Rublës në raport me dollarin dhe sanksionet që ka zbatuar BE, kjo do të ndikojnë edhe më shumë në inflacion.