mesila-dodaDeputetja demokrate, Mesila Doda, ka thënë se vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi ka qenë pozitive dhe korrekte.

Por, sipas saj, është e tepëruar të flitet për heroizma.

Doda thotë se koha e kreshnikëve ka mbaruar me kohë.

“Ka mbaruar me kohë eposi i kreshnikëve. Sot kemi sfida të vërteta.

Vizita e kryeministrit në Serbi ishte pozitive dhe korrekte, por pa asnjë heroizëm.

Kryeministri aktual kreu detyrën e tij, por qendrim i kahershëm i shtetit shqiptar përgjatë 23 viteve ka qenë njohja e Kosovës (qysh në vitin’91) dhe kërkesa e parreshtur për njohjen e saj në organizatat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet dypaleshe.

Sfidat e vërteta të qeverisë janë krimi dhe korrupsioni. Shqiptarët kanë armikun e tyre të vërtetë varfërine”, tha ajo për ABC News.

Ndërkohë, deputetja demokrate përsërit edhe njëherë qendrimin se PD duhet të kthehet në parlament:

“Vendi i PD duhet të jetë në parlament, veçanërisht për kontestimin e buxhetit, politikave të rënduara ekonomike dhe klientelizmit fiskal”./b.l