Ja 5 pikat e vendimit të UEFA-së për ndeshjen Serbi-Shqipëri
UEFA e ka marrë vendimin në favor të serbëve. Reagon FSHF, De Biasi, etj…Vendimi i Komisionit Disiplinor dhe të Etikës në UEFA për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41-të më 14 tetor në Beograd për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”, u morr qysh dje, por u dha vetëm sot në mëngjes.
Mediat në serbi kanë publikuar disa pika, të cilat sipas tyre përmban dokumenti i vendimit të UEFA-së për ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, transmeton Telegrafi.
Ja çfarë thuhet në këto pika:
1. Ndeshja Serbi – Shqipëri regjistrohet zyrtarisht me rezultat 3-0 për Serbinë.
2. Federatës së Futbollit të Serbisë, përkatësisht reprezentacionit “A”, u merren tri pikë në kualifikimet për Evropianin 2016, kampionat i cili pritet të mbahet në Francë.
3. Federata e Futbollit e Serbisë dënohet me dy ndeshje si vendas pa tifoz.
4. Federata e Futbollit e Serbisë dënohet me 100 mijë euro
5. Federata e Futbollit e Shqipërisë dënohet me 100 mijë euro.
Reagon FSHF: Apelim vendimit, lufta juridike do të vazhdojë