meta-kuvend-kryetarKryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se problem nuk është cështja e përgjimeve, por zbatimi i ligjit.

“Nëse është shkelur ligji me cështjen e përgjimeve, do të ketë përgjegjës”, tha Meta.


Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Meta theksoi se opozita po luan një rol sikur po përndiqet dhe prej disa kohësh ka bojkotuar Kuvendin.

“Deputetët e opozitës kanë anuluar pjesëmarrjen në disa aktivitete në momentin e fundit. Anulimi i pjesëmarrjes në momentin e
fundit i ka shkaktuar Kuvendit dëm financiar”, tha Meta.

Këtë deklaratë, kryeparlamentari e dha pas një takimi që pati me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Biseduam me Ali Ahmetin për zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni dhe rajon. Eshtë momenti për të intensifikuar marrëdhëniet
mes dy vendeve”, tha Meta.Sipas tij, duhet të vlerësohen edhe angazhimet e të gjithë shqiptarëve për zgjidhjen e emrit.

Nga ana e tij, Ahmeti theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon, ndaj edhe kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.