ebola-shkupNjë shtetas britanik sot ndërroi jetë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, me dyshimin se ishte i sëmurë nga virusi i ebolas.

Pacienti për tre ditë me radhë ka pasur dhimbje barku dhe temperature prej 37,5 gradë. 

Personi ishte vendosur në hotelin “Super 8” në afërsi të qendrës tregtare Mavrovasja në Shkup.

Personeli i hotelit sot ka thirrur ekipet mjekësore, dhe më pas pacienti është shtrirë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ku pas një ore e gjysmë ai ka ndërruar jetë.

Tek viktima u vërejtën simptomet e gjakderdhjes së brendshme.

Me këto detaje ka dalur edhe Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se do të kryhet obduksion dhe se mostrat e marrura nga trupi i tij do të dërgohen në laboratore të njohura botërore.

Deri tani nuk dihet se pacienti a ka qëndruar në ndonjë nga vendet e rrezikuara nga virusi i ebolas.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se ekzistojnë dyshimet se viktima mund të jetë i infektuar nga ebola, por dyshimet janë edhe për viruse tjera.

Deri tani rasti siç thuhet do të trajtohet si viktimë e parë nga ebola.

Është hospitalizuar edhe kolegu i tij, i cili bashkërisht ka qëndruar në hotel.

Ekipet mjekësore sonte po qëndrojnë pranë hotelit që gjendet tek Mavrovasja dhe se po kontrollohen të gjithë të punësuarit dhe personeli i hotelit, që kanë qenë në kontakt me turistin.

Dezinfektim urgjent po bëhet edhe në Klinikën Infektive, ku është pranuar pacienti dhe se të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me britanikun po mbahen nën mbikqyrje mjekësore.

Janë evakuuar dhe mysafirët e hotelit, të cilët janë nën kontroll mjekësor, deri në verifikimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

hotel-super-8-500

Hoteli ku ka qëndruar viktima

 

Britania masa të rrepta kontrolli
Nga ky rast, autoritetet britanike kanë vendosur që të kontrollojnë të gjithë pasagjerët që vijnë nga vendet e prekura nga virusi i Ebolas.

Zyra e Downing Street ka thënë se pasagjerët që aterrojnë në aeroportet Gatwick, Heathrow dhe Eurostar, do të merren në pyetje dhe do të kenë teste mjekësore.

Deri më tani nga kjo sëmundje kanë vdekur më shumë se tre mijë njerëz dhe janë infektuar më shumë se 7,200 – të shumtët në Afrikën Perëndimore