Rihet politikani që tentoi te blejë vota(Video)
Ky është një nga rastet kur ukrainasit shprehin pakënaqësitë e tyre me qeverinë. Një turmë e zemëruar i ka kërkuar llogari një politikani ukrainas, Vladimir Zubik, duke e rrahur.
Ndërsa Ukraina po i afrohet 26 tetorit, ditës kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, situata në vend duket se po tensionohet edhe më tepër.
Në fakt, “të pakënaqurit” pasi futën dy politikanë në kazan të plehrave, këtë herë zgjodhën të rrahin një tjetër.
Masa e mbledhur rrahu Vladimir Zubik-un, një ish-përfaqësues të rajonit Cherkasy, i cili erdhi në këtë vend për t’u dhënë ryshfet votuesve, në shkëmbim të votës për zgjedhjet e ardhshme.
http://youtu.be/rTTo48_Er_4