I humb zëri Mariah Careyt
Këngëtarja Mariah Carey konsiderohej si njëra nga këngëtaret më të mira në botë, ndërsa pas krizës martesore, tani edhe zëri i saj magjik po e tradhton.Gjatë turneut në Tokio, ku i ka pasur disa koncerte, këngëtarja është fishkëllyer nga ana e publikut.
Mariah mezi ka qëndruar për ta përfunduar tërë koncertin, ndërsa zëri i saj ishte i çirret dhe nuk mund t’ia qëllonte asnjë toni. Gjatë koncertit të saj, nga publiku janë dëgjuar përqeshje, tallje dhe nënçmime.
Edhe drejtori i këtij turneu ka deklaruar se zëri i Mariah tashmë një kohë nuk është në nivelin që duhej të ishte dhe do t’i bënte mirë pakëz pushim, posaçërisht pas krizës në dashuri.
Edhe drejtori i këtij turneu ka deklaruar se zëri i Mariah tashmë një kohë nuk është në nivelin që duhej të ishte dhe do t’i bënte mirë pakëz pushim, posaçërisht pas krizës në dashuri.