“Elbasan Area” drejt përfundimit
Foleja e re e kombëtares shqiptare te futbollit është pothuajse gati. “Elbasan Area” është ne ditët e fundit te punimeve pasi jane vene pothuajse te gjithë stolat dhe ka përfunduar procesi i ndriçimit. Per te pare ecurinë dhe situatën e punimeve ne Elbasan Area kane qene te pranishëm nje delegacion i UEFAS dhe FSHS. Sipas Gazmend Malos drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, punimet janë ne ritmet e duhura dhe stadiumi do jete i gatshëm ne ndeshjen përball Danimarkës me 11 tetor. Malo ka dhëne detaje edhe për shitjen e biletave per këtë ndeshje. “Elbasan Area” është transformuar ne një stadium sipas kritereve te vendosura nga UEFA. Ky impiant sportiv do te jetë epiqendra e te gjithë aktiviteteve sportive ne Shqipëri.