iphon6-shtremberohenNjë nga lajmet më të diskutuara këto dy ditë në mbarë botën është deformimi i aparateve celularë iPhone 6, të sapodalë në shitje.

Sipas BBC, ekspertët janë të ndarë nëse Apple duhet t’u përgjigjet pretendimeve nga përdoruesit se celulari shtrembërohet kur mbahet në xhep.

Shumë prej tyre kanë postuar fotot e celularëve të deformuar.

Nuk dihet nëse mbështjellja prej alumini ndikon tek një gjë e tillë.

Me mijëra përdorur të rrjetit social Twitter kanë nisur ta quajnë këtë “Bentgate”.

BBC ka kontaktuar kompaninë Apple, por ata nuk kanë bërë asnjë koment.

Një ekspert i kësaj industrie thotë se kompania duhet të lëshojë një deklaratë sa më shpejt të jetë e mundur.

Por një tjetër ekspert, Chris Green, thotë se kjo nuk është një çështje që duhet të shqetësojë kompaninë.

Edhe pse celularët kushtojnë deri në 1 mijë dollarë, ai thotë se njerëzit duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos e mbajnë një pajisje të tillë në xhep.