ushtAta të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës shqipe, kanë bastarduar atë.   Bëhet fjalë për një thirrje të Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit të Tetovës, të nënshkruar nga dekani i këtij fakulteti Nasir Bexheti. Alsat M tentoi të kontaktojë sot shërbimet e Universitetit për të marrë përgjigje se kush ka lejuar publikimin e një thirrjeje me aq shumë gabime gjuhësore, por askush nuk deshi të flasë. Pos bastardimit të gjuhës shqipe, kjo thirrje është edhe kontestuese. Disa studentë madje reagojnë duke thënë se nuk janë në dijen përse duhet të paguajnë nga 100 denarë për Unionin e Studentëve.