Një guvernator i huaj në krye të BSH-së
Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka hapur debatin e zgjedhjes së një figure të re në krye të financave të vendit.
Një tezë e artikuluar së fundmi nga mazhoranca është edhe ajo e një Guvernatori të huaj. Ish-deputeti demokrat Selami Xhepa, në një intervistë për A1 Report, thotë se një guvernator i huaj mund të jetë zgjidhje shumë e mirë për t’i kthyer besimin institucionit.
“Teza e marrjes së një guvernatori të huaj nuk është e re, ka patur shembuj në shumë vende të botës. Kjo praktikë është zbatuar në ato raste kur vendi ka kaluar në kriza të rënda financiare, me qëllim rikthimin e besimit të sistemi bankar. Si përshembull Argjentina në vitin 200 kur pati një krizë të thellë financiare.
Marrja e personaliteteve nga bota akademike globale apo financiarëve të njohur rikthen besimin. Ideja per nje guvernator të huaj me duket shumë e pranueshme, por që të jetë personalitet global dhe ti japë kredibilitet. Por mund të jetë edhe shqiptar, por e mira është që të mos ketë qenë pjesë e politikës. Nëse do të respektohen këto kritere mua do të më dukej zgjidhje ideale”, thote Xhepa.
Disa media gjithashtu kane percjelle te njejten ide, me sa duket testuese. “Pas takimit në kushtet e anonimatit një prej drejtorëve të stafit teknik tha se “ Kryeministri na la te kuptohet se po studiohet opsioni i një guvernatori të huaj me profil shumë të lartë ndërkombëtar, si edhe do të kërkohen kandidatura për këshillin edhe mes shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar.
Kjo linje e Ramës thonë burimet brënda takimit e ka lehtësuar ndjeshëm klimën e rënduar brënda stafit të bankës – raportonte dje kanali TV TCH