TA LËMË INATIN DHE KARRIERIZMIN…
Kjo situatë e çuditshme që po ndodhë mu në kohën e përgjegjësisë, që duhet ta ketë politika shqiptare, sidomos ajo në Kosovë është më tepër se një lojë e skenuar nga aktorët e dyshimtë, apo të manipuluar nga politika ditore. Për këtë papërgjegjësi të kësaj klase politike duhet të reagojë vet votuesit, apo mbrojtësit e votës përmes institucionit përkatës.
Kjo situatë jo e favorshme dhe e sikletshme e aktorëve politikë, po ashtu dhe përpjekja për t’u arsyetuar para votuesit është më shumë se jo e moralshme, mbase edhe i kalon të gjitha vijat e normales me një segment të çuditshëm që ndryshe nuk mund të përkthehet vetëm si hakmarrje, qyqarllëk, e deri te ajo e pastrimit të emrit, inati dhe karrierizëm. Kur flasim për këto tri nocione nuk mund të mos e zbërthejmë veç e veç karakteristikat e tyre:
Te nocioni i parë, emri i pastrimit, sikur ngërthen në vete përpjekjet e të zhyturve për t’u pastruar nga periudha e ish komunizmit Jugosllav apo të ideologjisë e së “vëllazërim-bashkimit”. Kjo kategori ishte dhe mbeti e zonja të bënë çmos vetëm e vetëm për të arritur qëllimin, sepse nënshtrimi i ndërgjegjes së tyre i tejkalon të gjithë kufijtë e morales dhe fare nuk i vije keq, atyre…, që të përbaltur të kërkon votën, që përmes kësaj vote ta bëjnë pastrimin e emrit. Kjo kërkesë e njerëzve të tillë ndodhë vetëm në shoqërinë tonë, sepse në shoqëri tjera këto kategori njerëzish jo vetëm që nuk ua japin votën po edhe i vejnë para gjykatës popullor.
E, kur flasim për nocionin e dytë, inatin, kjo shprehi tek shoqëria jonë sikur tejkalon caqet e ndërgjegjes, arsyeshmërisë, mbase edhe e humb kuptimin për shoqërinë e mirëfilltë. Ky fenomen, në shoqërinë tonë, i tejkalon të gjitha përmasat e normales dhe kthehet në një luftë vetjake duke shfrytëzuar pakënaqësitë dhe krijojnë urrejtje duke harruar rrugën e qëllimit, apo duke u nisur nga thënia e popullit: “Për inat të resë më dekt djali”
Ndërsa, nocionin i karrierizmit na del si fenomen tepër i rrezikshëm në shoqërinë tonë. Arsyeja se; me përballjen e këtij fenomeni del në pah realiteti i nocionit të para, që në bërthamë kanë si kusht primar arritjen e qëllimit përmes tre faktorëve jo të arsyeshëm, të frikës, dhunës-shtrëngimit dhe të amoralitetit. Tërë kjo lojë e kësaj kategorie fshehët pas arsyes me një politikë shterpe, mashtruese. Ky fenomen, i karrierizmit, tek disa njerëz të kësaj kategorie në shoqërinë tonë është manifestuar në forma të ndryshme, që nga periudha e bajraktarizmi e deri në ditët e sotme që hapur bëjnë fushatë mashtrues për të ardhur deri te postet e larta shtetërore.
Si të shpjegohet ky fenomen në shoqërinë tonë, shqiptare?
Për fat të keq ky fenomen humb kuptimësinë e luftës së drejtë dhe vihet në interes të politikës që i tejkalon të gjitha barometrat e reales siç dhe po ndodhë në shoqërinë tonë shqiptare. Mbase këto politika kundërthënëse janë fatale për pjesën e ndershme të kombit, gjë që edhe sot shtihet ata… sikurse nuk ka ndodhur asgjë në të kaluarën. Për fat të keq kësaj katrahure po i ndihmojnë edhe figurat e reja politike, të dala pas lufte, që janë të etshëm për karrierizëm dhe për hir të karrierizmit shtrijnë duart me njeriun që shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, me njeriun që përkrahu politikën e burgosjes së bijave e bijve të kombit, me njeriun që ishte vë në interes të pushtuesit Serb, me njeriun që ishte kundër miratimit të krijimit të FAK-ut, dhe me njeriun që është kundër miratimit të ligjit për ilustracionin, për ata që i shërbyen pushtuesit serbë që të dënohen në emër të popullit.
Kjo si të kuptohej ndryshe vetëm si një mjerim politik, që në këtë mjerim politikë ka rënë edhe popullata që është ndarë një rajone, që nuk di se kë ta votoi, kë ta përkrah? Krahët e luftës sikur u përlyen nga epshet e atyre që për hir të karrierizmit harruan idealin dhe luftën e shenjtë për Shqipërinë Etnike dhe i kanë dhënë një pasqyrë të dyshimtë sakrificës së kombit, bijve të saj të ndershëm. Mbase në këtë katrahurë të politikës po e gjejnë vetën edhe tipat e Lilit,Halil Matoshit, Nexhmedin Spahiut, ky i fundit edhe ka botuar një librin me titull “Foshnjëria e Kombit Kosovar”, i cili përmes këtij shkrim synon të na bind pse duhet të jetë kombi “Kosovar” e jo Komb Shqiptar…? Më tutje ky shkrues, Nexhmedin Spahiu, shkon deri te skajshmëria e mjerimit të sojit të tij, sepse nuk ka pasur as nuk do të ketë shqiptar i ndershëm që do të kërkon shtet të ri Kosovarishtën, mbase as nuk do ta pranoi ndonjë gjuhë tjetër çfarë i pjellë nga mendja Nexhës. Për këtë papërgjegjësi të Nexhës ish-ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka thotë: “Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lëmë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”.
E për këtë Nexha me shokët e vet do ishte mirë ta shikonin dramën “dy krisma në Parisë”, atëherë do të bindet se shqiptarët ishin dhe kanë mbetur të përcaktuar për Shqipërinë Etnike, duke i përjashtuar tipat e sojit të Lilit dhe të Nexhës.
Megjithatë edhe politika e sotme sikur i ngjason veprimtarisë mjerane të Lilit dhe Nexhës, sidomos koalicioni që shpërtheu menjëherë pas 8 qershorit ishte një mjeshtri e skenuar e Isës i cili humbjen e zgjedhjeve mundohet ta arsyetoi para zgjedhësve përmes dinakërisë. Këtë lojë e luajti me Ramushin, ku falas ia dha postin e kryeministrit, ndërsa Nismën e gjeti në ethe të inatit ku e shpërbleu me zëvendës të kryeministrit. Dorën në zemër këtë di ta bëjë me mjeshtri vetëm Isa. E, Isa e ka hallin përtej Ramushit e Limës, tek Albini se si ta mashtroi e t’ia hedh idenë…, e t’i shet dushk për gogla.
Çuditshëm në këtë lojë politike u fut edhe Veton Surroit, që sipas Albin Kurti:- “Mes VV-jes dhe Surroit ka përputhje konceptuale dhe ideologjike”. Kjo jo vetëm që nuk qëndron me realitetin dhe konceptin programor të VV-jes, po në këtë rast kjo del si mashtrues ndaj votuesve që i dhanë votën. Votuesi i dha votën VV-jes pse kishte koncept të qartë për bashkimin e kombit, Shqipërinë Etnike, i cili nuk pranoi programin e Ahtisarit, ishte kundër Titistëve dhe shërbëtorëve të armikut, mbronte tezën se populli do bashkimin, ndërsa me futjen e Veton Surroit dhe koalicionin me Isën sikur po i zhgënjen votuesit e vet Vetëvendosja.
Edhe sa kohë duhet t’i nënshtrohemi kësaj politike…?
Megjithatë, ndërkombëtarët, deshëm apo s’deshëm janë faktor i lojës, gjë që edhe ka mundësi që përmes zarfit të mandatoi ndonjë kryeministër, arsyeja se disa politikan tanë thua se janë dëshmues të papjekurisë dhe të karrierizmit, mbase edhe i tejkalon të gjitha veprimet e arsyes që në një far forme edhe e ka injoruar votuesin e ndërgjegjshëm . Meqë ky votues në dy palë zgjedhjet e fundit i ka dhënë botës një shembull të mirë se si duhet të votohet?
Andaj, karshi realitetit, politika dinake e karrieriste sikur po lënë gjurmë të thella e të rrezikshme në popull, mbase po fut në huti popullin se më për kë të votojë në të ardhmen? Nëse shikojmë realisht programet, vijat politike të të gjitha partive shohim një paqartësi të konkurrimit të tyre për pushtet, se: Të gjitha partitë dalin para elektoratit me qëndrime pompoze, patriotike dhe të moderuar, kurse pas votimit ndryshojnë pozicionin politikë për epshet e tyre karrieriste, sikur që e kemi situatën e tanishme të 8 qershorit të koalicionit të treshes plus katërshit.
Për hir të situatës gërç, pa dashjen do të pajtohem me tezën e legjendës së kombit, Adem Demaçit, se “Prej gjithë kësaj të keqe ta pranojmë të keqen më të vogël”.
Kjo që po pretendohej nga treshja plus katërshi nuk është aspak serioze, meqë edhe PDK-ja ka humbur lezetin e të qeverisurit , po në fakt është fituese e zgjedhjeve, deshëm apo nuk deshëm. Në këtë mbetje gërç lind pyetja se a duhet ende t’i nënshtrohemi kësaj politike..? Patjetër se jo, sepse nuk i kemi kushtet si shtet të humbim kohë dhe miliona euro pas zgjedhjeve të reja.
Se a duhet VV, Nisma dhe AAK të bëjnë sehir për hir të inatit individuale?- them se jo, jo vetëm që ky inati individual që po reflekton në situatën e tanishme politike, po edhe po lë gjurmë të hidhura në popull dhe te ndërkombëtarët.
Se a duhet të bëhet koalicioni? Patjetër se po, e ai do të ishte më i mirë që të bëhej me këtë formulë PDK-VV, apo PDK-AAK-Nisma. Ndërsa PDK-LDK ky koalicion nuk është aspak i shëndetshëm mbase historikisht qëndrojnë larg me qëndrimet e tyre parimore.
Po nëse ky koalicion, PDK-VV, apo PDK-AAK-Nisma, ka inatin vetëm te individi pse jo të mos kandidohet në përputhje me interesat e koalicionit ndonjë tjetër që të shpëtohet përsëritja e zgjedhjeve, apo edhe ndonjë gërç që mund ta zhvendos në një situatë më të vështirë, në krizën shtetin.
Së fundi deshën apo nuk deshën ndërkombëtarët do t’ua tërheqin veshët politikanëve tan dhe do ta nxjerrin nga zarfi zgjedhjen e fundit si që e kemi zarfin për kryetarin e shtetit dhe më parë për flamurin dhe himnin e Kosovës. E për të mos ardhur deri te zarfit, politikanët duhet ta dëshmojnë vetën se e duanë zgjedhjen dhe jo INATIN dhe KARRJERIZMI.
