“Trima” përballë amerikanëve, të dhjerë përballë “mullixhinjve”
ndjekësh dështimin e rradhës mes dy qeverive shqiptare.
Marrëveshja e cila do të firmosej në takimin e përbashkët të dy qeverive në Korçë, nuk u firmos nga qeveria e Kosovës, për shkak të ndikimit në këtë vendim, të së paky dy tre biznesmenëve të mëdhenj të Kosovës që importojnë rreth 60 për qind të mallrave të tyre nga Serbia.
Ky është denoncimi I parë publik që një zyrtar shqiptar i bën mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri Kosovë, por dhe një e vërtet e hidhur, se kush ndikon mbi vendimarrjen e qeverisë në Kosovë.
Jo se Shqipëria ka një qeveri më të mire në këtë aspekt, por me sa duket biznesmenët shqiparë janë të vetmjaftueshëm ta komandojnë qeverinë vetëm për halle brenda Shqipërisë. Këta të Kosovës kanë më shumë interesë të ruajnë tregun e tyre me Serbinë, se sa të hapin garën me tregun shqiptar.
Nuk dua ta shikoj si “patriot”këtë çështje, pasi ashtu e di që do marrin zjarr kot shumë njerëz, por si qytetarë i një vendi të lire kam të drejt të kërkoj qarkullim të lirëallrash mes dy vendeve. Edhe Ahmet Zogu e ka pas arritur në kohën e vet marrveshje me Beogradin që të kishte tregëti të lire në dy anët e kufirit, në fashën deri 15 km, ndërsa Ramush Haradinaj me Edi Ramën nuk ja dalin të meren dot vesh.
Cila është arsyeja?
Aryseja e parë është se qeveria e Beogradit ka një plan të qart si të ruaj tregun e saj në Kosovë. Eksportuesit e mallrave ushqimorë në Kosovë subvencionohen nga qeveria në një masë të tillë, që ato të jenë konkurues në tregun e Kosovës me mallrat e tjera. Kjo për Beogradin është politikë tregëtare, ndërsa për biznesmenët e Kosovës, që janë importuesit kryesor, është tregëti politike. Ata nuk po fitojnë si biznesmenë, por si të dërguar të politikës së Beogradit në biznes në Kosovë.
Por deri këtu , luajaliteti I tyre me politikën e Beogradit për të bërë tregëti po e quajmë që është çështje e tyre, por vasaliteti i qeverive të Kosovës ndaj tyre është problem serioz. Kjo tregon se ata i komandon korrupsioni edhe përballë interesit kombëtar.
Politikanët e Kosovës që kanë guximin të fusin Kosovën në geto të Bashkimit Evropian, duke refuzuar marrëveshjen e pranuar ndërkombëtarisht të kufirit me Malin e Zi dhe akoma më keq, duke futur Kosovën në një rrugë pa krye, drejt zhbërjes si shtet, me përpjekjen për të refuzuar Gjyaktën Speciale, edhe pse po I kërcënojnë pes shtete kryesore të Perëndimit, por nuk kanë guxim të refuzojnë kërkesat e dy tre biznesmenëve, që përfaqësojnë politikën tregëtare të Beogradit në Kosovë , për t’i hapur rrugën një marrëveshje të tregëtisë së lirë me Shqipërinë. Kjo tregon se armiku më i madh kombëtar i shqiptarëve në Kosovë, ashtu si dhe në Shqipëri mbetet korrupsioni. Është korrupsioni, ai që po I bën politikanët në Kosovë, “trima” përballë amerikanëve, dhe të dhjerë përballë “mullixhinjve” të Serbisë, në Kosovë.
Korruspioni po zhbën Kosovën , po zhburrëron politikanët, po i bën ata ushtarë të bindur të një politike e cila kërkon deomos ta ruaj Kosovën politikisht si treg serb, dhe të zhbëj gjithë atë që është bërë këto 20 vjet luftë për ngritjen e një shteti të ri.
Sot Kosova ka një kryeministër që SHBA i refuzon vizën, një president që nuk e thotë dot qart dhe prerë, që nuk do ta zhbëj Gjykatën speciale, një opozitë si Vetvendosja që tani po vuan përballjen e ideologjisë izolacioniste të saj, me realitetin e Kosovës dhe një parti opozitare si LDK, e cila politikisht është korekte, por e pafuqishme për të ngjall besmin e njerëzve.
Gjithë energjitë e politikës së Kosovës, sot po harxhohen se si të shpëtojnë nga izolimi i SHBA e Bashkimit Evropian nga një anë dhe si të ruajmë tregin serb përballë atij shqiptar nga ana tjetër.
Fiks këtë hall ka pasur dhe Milosheviçi para 20 vitesh. Edhe ai kishte problem si të hiqte qafe presionin e SHBA dhe BE, që e kërcënonin për izolim dhe embargo për Kosovën, dhe si të ruante ndikimin e tij në Kosovë.
Dhe kur mendon që këtë hall sot e kanë “komandantët”, ata që ishin betuar të vdisnin për Kosovën, e kupton se çmimi që i kishin vënë jetës së tyre, dikur për të vdekur për Kosovën, është më i vogël se çmimi që u kanë ofruar për të vdekur Kosovën