shpetim-pollozhaniSHPËTIM POLLOZHANI-Edhe ena më e madha derdhet nga pika e fundit. Procesi më antishqiptar i “Monstrës” është pika e fundit e enës së mbushur, dhe i cili është një ndër shumë proceset kundër shqiptarëve. Protestuesit nuk duhet ta kufizojnë marshimin e tyre vetëm kundër këtij procesi, i cili e demaskoi qëllimin e pushtetit maqedonas që nga fillimi,

me deklaratën shumë diletante të ministres të policisë, e cila që ditën e pare të burgosjes të pesëmbëdhjetë shqiptarëve deklaroi se u kapën terroristët, islamistët dhe shqiptarët e mallkuar. U publikuan emrat e të gjithë të burgosurve, pa dhënë asnjë deklaratë organet gjyqësore. Si fillim i këtij procesi duhet të jetë dënimi I ministres së brendshme Jankullovska, e cila shkeli ligjin për prezumpcionin e pafajësisë. Kjo ministre e brendshme, që I thonë ndryshe edhe një kusiçkë me mish, gjatë dy vjetëve të fundit sa po zgjat Parodia “Monstrum” ajo ka qenë edhe prokuror edhe gjykatës hetues edhe gjyq. Parodia “Monstrum” është pjesë e strategjisë mire të përpunuar të qeverisë së maqedonasve.

Kjo strategji është e sprovuar me dhjetëra herw, duke filluar me vrasjen e shumë shtetasve shqiptarë në kufirin Shqipëri-Jugosllavi,me rastin e Ladorishtit, Gostivarit, Bitpazarit, Sopotit, Brodecit, Kumanovë dhe me rasti në vijim procesi I monstrave antishqiptare. Me këtë rrjedhw të procesit as edhe një jurist diletant nuk do të ishte bindur se ta akuzuarit janë kryesit e veprës. Në këtë proces nuk ka fakte material, sikurse që janë arma e krimit, e cila është vendimtare për një proces, por e cila nuk është askund. Gjyqet e sotme janë njëqind për qind të njëjta me gjyqet e Jugosllavisë kur janë në pyetje shqiptarët. Njëherë servohet rasti,krijohet opinion dhe pastaj hiqet thika. Është fatkeqësi e madhe ,që mbulesë për të gjitha krimet pushteti I maqedonasve I ka për mbulesë qeveritarët shqiptarë,duke filluar që nda PPD,PDSH dhe tashti në fund BDI

Protestat e filluara me rastin “Monstra” të monstrumit post-Jugosllav,janë shprehje e revoltës të shqiptarëve të grumbulluar këto njëzet e tre vjetët e fundit. Këto protesta nuk guxojnë të ndalen. Kjo energji pozitive e popullit tone të mrekullueshëm nuk duhet të ndalet. Kësaj pune duhet ti lidhet koka. Në krye të protestës duhet të krijohet një Këshill ,I cili do të sigurojë mbarëvajtjen e protestës,që ajo të mos shfrytëzohet nga mbeturina të UDB dhe krijesa të Mijallkovit. Duhet të ruhet dinjiteti dhe efekti I protestës. Një protestë stihike do të na kishte bërë më shumë dëm se dobi. Këshillin duhet ta udhëheqin njerëz të rinj. Të gjithë intelektualët dhe veprimtarët duhet ti vihen në shërbim këtij këshilli. Shqiptarët duhet ta gjejnë mendjen,pasi po na ndodh ajo që I ndodh edhe një kau.

Edhe pse kau është I forte sa pesëmbëdhjetë njerëz,një fëmijë mundet t’ia lidhë një kërpesh. Zgjohu o rini studentore shqiptare. Zgjohu nga gjumi I dekadave. Zgjohu, pasi ditën që do të zgjohesh ti, Grujos do t’ia fusësh të dyja këmbët në një çizme. Si nuk e mendon oj rini e dashur se një ditë edhe të mundesh të jesh viktimë e ndonjë procesi ,ose e ndonjë procesi të montuar. Zgjohu rini studentore ,zgjohu,jeta dhe ardhmëria është me jote. Mos dhashtë Zoti ta kesh zgjedhur ardhmërinë që të projekton Gruja, gjyshi I të cilit me siguri ka lindur në çifligun e ndonjë agai shqiptar. Manifestin shpirtin e zotniut dhe jo shpirtin e robit. Nuk duhet të rriheni me policë e rrugaçë. Protestoni në mënyrë dinjitoze se vetëm ashtu u ngjan. Lidhjani kryet kësaj pune,pasi me siguri që kësaj energjie pozitive të krijuar nga Procesi “Monstra” dhe nga  monstra e quajtur  një kusiçkë mish, kokën do t’ia lidhë ndokush tjetër.

Studentë të dashur,nuk mjafton të gjallërosh,puna është të jetosh. Kurrgjë nuk është më e paparashikueshme nga një masë e paorganizuar. Kjo situatë i ka rënë në hise çdo shqiptari. “Monstrën”,secili duhet të ndiejë si një proces kundër tij,ky edhe është një proces kundër çdo shqiptari. Të jetosh ,do të thotë të luftosh për të drejtat e tua,vetë i vdekuri nuk lufton.