Maqedonia ndodhet në një udhëkryq
Në këtë kontekst, ai ka thënë se shumëçka duhet analizuar nga pikëpamja shkak-pasojë.
Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve “INA” ka thënë se janë dy elementë kryesorë me të cilët ballafaqohet Maqedonia si shtet dhe qeveri.
“Së pari ata kanë një telash të madh me veten e tyre, natyrisht jo për faj të shqiptarëve etnikë. Maqedonasit qysh në krye të herës nuk patën strategji për të krijuar shtetin multietnik dhe iu vërsulën aventurës së frikshme në kërkim të identitetit të munguar duke u kacafytur në mënyrë infantile me referencat historike. Ata sot e gjithë kohën do të grinden me veten e tyre për të gjetur një përgjigje: çfarë janë në të vërtetë sllavomaqedonas, apo… Pra, ata janë agresive për shkak se iu mungon lënda e parë!
Problemi i dytë që kanë ata është se nuk patën kurajën të pranonin realitetin e shoqërisë multietnike, për pasojë ata u mishëruan me modelin serbo jugosllav ne shtetberje apo modelin afrikano jugor te para Mandelës aparteidin. Ky gabim fatal pati një kosto tejet të madhe duke e injektuar ende pa lindur shtetin me një sëmundje të pashërueshme. Në këtë kuptim, dua të them se Maqedonia lindi dhe e formuan në motorët e gjenerimit të krizave. Pra e thënë me shkoqur, në Maqedoni po shprehet hapur një krize sistemi e mbartur prej shume kohesh, një krize e re e cila filloi nga një padrejtësi që ka të bëjë me një proces gjyqësor, por në thelb pasqyron gjendjen e agravuar të Maqedonisë e cila ndodhet në një udhëkryq për të ardhmen e vet dhe të qytetareve të saj”, ka thënë Kulla. Ai ka thënë se partitë politike shqiptare duhej të ishin në krye të protestave.
