SHAQIRISLAMIShaqir Islami-Shqiptari është përbindësh. Kjo është kumtesa. Kjo është kumtesa e operacionit psikologjik, qe shteti e quajti me emër aq pervers “monstrum”. Asgjë nuk është aq naive, siç duket. Përkundrazi, çdo imtësi është bërë hesap mirë e mirë, nga autorët me përvojë të këtij operacioni psikologjik. Vepra të këtilla shfaqen në skenën politike, herë pas here, që ta mbajnë shoqërinë psikologjikisht të nderë dhe të përgatitur për një ditë të rëndësishme.

Ana qesharake e mesazhit të këtij operacioni psikologjik, është semantika. Meqë hapësirën publike Shqiptare e ngulfat “një tirani e paparë semantike”, shprehja “monstrum” edhe këtë herë u përkthye, në stilin e përkthyesve “të egër” të cilët na e kanë masakruar gjuhën. Prandaj, plot dy vjet nuk u reagua fare … as nga tre akademikët (!!!) tanë, (të cilët duhet të jenë ndërgjegjja e popullit (!), dhe të cilët nuk kanë shkruar as nga tre reshta punime shkencore, për t’i gëzuar ato tituj). Nuk u reagua as nga të gjithë ato intelektualë e profesorë, e magjistra…anal-ista,…politikanë e liderë. Askush nuk u morr me dukurinë perverse. Dy vite të tëra, …

Dhe tash përnjëherë, reagim i dhunshëm i rinisë…dhe tregimi mbaron me reagimin e rëndomë nga “zyrtari Shqiptarë”, tejkalimi “pakëz” i kompetencave të policisë speciale, enkas e stërvitur për zbutjen apo edhe zhdukjen e përbindëshave. Kjo deklaratë idiote, përsëritet nga “zyrtarët Shqiptarë” sa herë që masakrohen Shqiptarët nga shteti. Sa herë që ndodh gjëma.  Një të njëjtë, e kemi dëgjuar edhe nga ish-deputeti i Çegranit, i cili ishte Kryetari i Komisionit Parlamentarë me rastin e masakrës së famshme të Gostivarit në vitin 1997. Dhe ja që i doli për hair. Mbi vuajtjet e Shqiptarëve, ndërtoi karrierë publike. Punë e madhe se u masakruan Shqiptarët! Edhe ashtu shumohen pa kontroll! Asgjë e re, vetëm përsëriten situatat tragjike, dhe ndonjë patriot i mjerë e shfrytëzon rastin për të bërë një çikëz karrierë. Nuk kanë faj të gjorët me fukarallëk nuk dilet dot. Kështu është jeta e Shqiptarëve dikush vuan dikush ia del mbarë në kurriz të fukarasë.

Për ta kuptuar dukurinë, së pari duhet ta sqarojmë keqkuptimin midis nesh të fjalës “monstrum”, sepse në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe” të botuar në vitin 1954, Tiranë, me autorë: E. Çabej, M. Domi et al., si dhe në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, të botuar nga “Rilindja” në vitin 1981, me autorë: A. Kostallari, J. Thomaj, et. al. , fjala monstra fare nuk ekziston. “Monstrum”është fjalë latine, e cila është e familjarizuar në gjuhën Sllave, kurse në gjuhën Shqipe, përshtatet me fjalën përbindësh. Operacioni psikologjik “Monstrum” në Shqip tingëllon “Përbindëshi”. Ndërsa fjala “monstra”, ma merr mendja, se është huazuar nga mediat aktuale të Shqipërisë dhe nga gazetarët ose intelektualët aktual të saj, të cilët e kanë sakatuar gjuhën Shqipe në atë shkallë, aq sa “gjuha e ëmbël dhe e dlirë e ”Naimit është aq e shpërfytyruar, sa që kur e dëgjon nuk mund ta dallosh nga gjuha Esperanto!

Titulli i operacionit është zgjedhur qëllimisht, të jetë sa më ofendues dhe sa më i frikshëm jo vetëm për fqinjët tanë Maqedonas, por të frikësohet e tërë bota dhe sidomos aleatët (miqtë) tanë ndërkombëtarë. A ka kush nuk frikohet prej një populli përbindësh? Kam frikë se shumica nuk e kuptojnë qartë edhe kuptimin e fjalës përbindësh, prandaj do ta citoj, fjalorin Shqip-Shqip, vetëm me qëllimin më të sinqertë që të kuptohet rëndësia dhe djallëzia e këtij operacioni psikologjik, i cili e ka njollosur thellë fytyrën dhe shpirtin e popullit Shqiptarë. Sipas “Fjalorit të Gjuhës së sotme Shqipe”, fjala ‘përbindësh’ shpjegohet kështu: “1. mit. – Qenie përrallore që përfytyrohet me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar dhe që ua kall njerëzve tmerrin.; 2. Fig. Keq. – Njeri jashtëzakonisht i pashpirt e i neveritshëm, që mund të kryej vepra më mizore e më të poshtra, vrasës e shfrytëzues shumë i egër e gjakpirës.; 3. mjek.  Qenie njerëzore ose kafshë me një formim krejt të çrregullt.” Unë s’e di, kështu e thotë fjalori!

Dënimi i këtyre gjashtë viktimave, u shpall nga Ministrja e Punëve të Brendshme e “Ali-Gruevskit” qysh para dy viteve. Qysh nga ajo ditë pritej ky dënim drakonik. Por, duhej që të zgjatet kjo farsë e procesit gjyqësor, jo për diçka tjetër, por, për ta përsëritur pa masë etiketën “përbindësh” ndaj popullit Shqiptarë në Maqedoni. Efekti i përsëritjes në psikologji dihet se si përfundon. Sa më shumë që përsëritet, aq më shumë njerëzit binden për vërtetësinë e veprës së kryer nga këta autorë dhe aq më shumë binden qytetarët e brendshëm dhe të huaj, se Shqiptarët janë përbindësha. Qëllimi i këtij operacioni nuk është dhe nuk ka qenë dënimi i “gjashtë Shqiptarëve të mjerë”, qëllimi kryesor është që të stigmatizohet populli Shqiptarë me etiketën “Përbindëshi”.

Dihet se si duhet vepruar ndaj përbindëshit. Atë duhet zhdukur nga faqja e dheut, sepse e simbolizon të keqen, gjëmën dhe çnjerëzoren. Politikat fashizoide edhe të kësaj qeverie të duetit të famshëm “Ali-Gruevskit” ndaj Shqiptarëve duhet të justifikohen, së paku, për publikun ndërkombëtarë, apo, jo?

 

Kur shoqëria gjendet në një gjendje të nderë psikologjike siç mbahet kjo e jona, shumë natyrshëm tingëllon edhe kërkesa e asaj prokurores së shëmtuar (të cilën nga shikimi i parë nuk mund ta dallosh nëse është mashkull apo femër!). Një femër aq e frustruar, habitem se si nuk kërkoi që të shfrytëzohet vegla e famshme e Revolucionit Francez – Gilotina! Përbindëshat, në njëfarë mënyre ose një tjetër duhet të shfarosen. Shteti vetëm e lufton të keqen e këtij shteti, i cili quhet Shqiptarë = përbindësh.