Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova
Zvicra (Kosova) 2–Serbia 1.
Mbyllet 2-1 sfida e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës 2018, mes Serbisë dhe Zvicrës në “Kaliningrad Stadium”, ku dy golat u shënuan nga lojtarët me gjak shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Serbia pati fillimin e ëndërruar kur pas vetëm katër minutash lojë, Aleksandar Mitrovic, shënoi një gol të bukur me kokë.
Por Zvicra e barazoi lojën në pjesën e dytë duke barazuar edhe rezultatin në minutën e 52-të me anë të Granit Xhaka.
Futbollisti kosovar i Arsenal tundi rrjetën me një goditje nga rreth 25 metra, që nuk i dha mundësi reagimi portieri kundërshtar, duke realizuar atë që mund të konsiderohet edhe një nga golat më të bukur të këtij kampionati botëror.
Pas golit, Xhaka nuk ka harruar të festojë ashtu siç dinë të bëjnë vetëm shqiptarët, duke bashkuar duart dhe formuar shqiponjën.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin padyshim heronjtë e triumfit të Zvicrës ndaj Serbisë.
Xhaka realizoi nëpërmjet një gjuajtje të fortë golin e barazimit në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri gjeti golin e fitores në fundin e ndeshjes.
Pas përfundimit të takimit, i emocionuar nga fitorja Xhaka ka shpërndarë një foto në “InstaStory”, ky shkruhet: “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”.
Edhe Shaqiri festoi duke formuar shqiponjën.
Në këtë mënyrë, serbët morën një tjetër leksion nga shqiptarët. Këtë herë në fushën e lojës.