dibra-tetova-struga-shkupiProtesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së. Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit. Mësohet se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues.

Qindra qytetarë të Tetovës janë grumbulluar në Sheshin Iliria në Tetovë, dhe kanë filluar protesta paqësore për rastin Monstra dhe për dhunën policore të së premtes në Shkup. Protestuesit kanë nisur marshin me flamuj kombëtarë dhe rekuizite të tjera.

tetova-protesta