KE-ja përshëndet aksionin e ndërmarrë në Lazarat
Komisionit Evropian ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë në Lazarat nga policia shqiptare. “Aksioni i policisë tregon se Shqipëri është në rrugën e duhur në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar”, ky ka qene edhe vlerësimi i Komisionit Evropian.
“Komisioni përshëndet operacionin e suksesshëm të policisë ditën e hënë kundër një plantacioni me kanabis në fshatin Lazarat në Jug të Shqipërisë dhe në rrethinat e tij. Kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Sigurisht që lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej, por aksioni i djeshëm tregon se Shqipëria është në udhën e duhur, siç nënvizohet në raportin e qershorit të Komisionit”,- bëhet me dije nga KE-ja. Më tej theksohet se, ndjekja e menjëhershme dhe efektive nga ana e Prokurorisë dhe gjykatave është esenciale.