elvis-pistaPolicia e Kosovës po vazhdon hetimet për rastin e vrasjes së kandidatit të PDK’së, Elvis Pista.

Policia thotë se është herët të flitet për të dyshuar në lidhje me këtë vrasje, derisa ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për qytetarët që japin informacione të sakta në lidhje me këtë vrasje.

Pas këtij lajmi, në Polici kanë ardhur shumë informacione nga persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes.

Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu ka thënë për KTV’në se është formuar një grup që po merret me këtë rast.

Ai ka thënë se momentalisht nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.

“Momentalisht nuk kemi asnjë të arrestuar ose ndonjë dyshim të bazuar për ndonjë person por është duke u punuar në atë drejtim”, ka thënë Sadriu.