Naser Hani, njeriu që sakrifikoi tërë jetën e tij për interesat e larta kombëtare
Më 12 qershor 2001 u vra nga Forcat e Sigurimit Maqedon intelektuali
dhe atdhetari, Naser Hani, njeriu që sakrifikoi jetën e tij dhe të
familjes për interesat e larta kombëtare. Ai lindi në Veleshtë të
Strugës me 15 gusht 1958 në një familje me traditë patriotike. Qysh
në moshë të re u ndesh me probleme të shumta të çështjes shqiptare
dhe u angazhua për zgjidhjen e tyre.
Ai ishte ndër pjesëmarrësit e parë aktiv të Demonstratave të vitit
1981. Qysh nga ajo kohë filloi përndjekja e tij nga UDB-ja. Më vonë
pason burgosja dhe izolimi i tij nga pushteti iatëhershëm jugosllav.
Aty i përballoi torturat me dinjitet dhe qëndroi i papërkulur,
sikurse deri në momentet e fundit të jetës së tij. Përkundër kësaj ai
vazhdoi aktivitetin e tij edhe më pas, duke ndihmuar në shumë mënyra
rezistencën e rinisë shqiptare në luftë për liri dhe pavarësi. Në
momentet më të vështira ai u gjend pranë aktivistëve të çështjes
shqiptare, duke i ndihmuar ata konkretisht dhe me ide nga të cilat
çështja shqiptare përfitoi shumë. Të panumërtë janë veprimtarët të
cilët e njohën birin trim të Veleshtës, këshillën e tij të saktë,
fjalën e tij që bashkonte dhe mbi të gjitha ndihmën e tij të
pakursyeshme. Për shkak të aktivitetit të tij të çmueshëm patriotik
për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni detyrohet që në vitin 1993
të emigrojë në Austri. Kështu e njohem edhe ne Naser Hanin në Vjenë,
ku i vijoi studimet pasdiplomike në Ekonomi. Edhe këtu si çdokund dhe
çdoherë dëshmoi, se njeriu mund të bëjë shumë për vendin e tij, në
çdo kohë dhe çfardo situatë. Ai ishte rithemelues dhe drejtues i parë
i Shoqënisë së Studentëve Shqiptarë në Austri SocietasAlbania”, e
cila kishte vepruar në vitet e 20-ta në Austri dhe anëtarë të së
cilës kanë qenë personalitete si E. Çabej, L. Poradeci, H. Mosi etj.
Një kontribut të veçantë dha për unifikimin e diasporës shqiptare në
Austri. Ndihma e konsiderueshme e kësaj pjese të diasporës shqiptare
dhënë luftës çlirimtare të UÇK-ës në Kosovë është në rradhë të parë
meritë e kontributit tëtij të palodhshëm në kuadër të Bashkësisë
Shqiptare në Austri”, njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e së cilës
ishte vet Naseri. Fjala e tij u bë zëri më bindës për bashkim në
përkrahje të luftës çlirimtare.Gjatë gjithë jetës së tij për moto
pati mendimin Gjithcka për atdheun”. Më këtë ndjenjë dhe qëllim u
kthye përfundimisht në Strugë në vitin 1998. Aty ishte një nga
udhëheqesit e degës së PDSH-ës dhe drejtor i Entit për Çështje
Sociale.
Eliminimi i tij fizik tregon se edhe armiqtë e popullit shqiptar e
kanë evidencuar një kohë të gjatë vlerën e punës së tij dhe aftësitë
e tij. Në luftën e shqiptarëve për liri dhe barazi kombëtare në
Maqedoni, vet ekzistenca e një njeriu të tillë pengonte ata që sot
bombardojnë Kumanovën, Tetovën dhe viset tjera shqiptare. Atentati në
Naser Hanin nga ana e Shërbimit Sekret Maqedon dëshmon për
aktivizimin e planeve të errëta për zgjerimin e konfliktit dhe
spastrim etnik të trevave shqiptare, duke mbyllur kështu çdo rrugë
për dialog të mirëfilltë. Pjesëmarrja masive për ti dhënë lamtumirën
e fundit, dhembja e madhe që ka prekur mbarë shqiptarët kudo që janë,
tregon se me humbjen e tij humbëm intelektualin e zgjuar e largpamës
dhe atdhetarin e pashtershëm. Ai tërë jetën etij eci i papërkulur dhe
ëndërroi që shqiptarët një ditë të bëhen të lirë. Ai ishte njeri
shumë i dashur dhe më optimisti që kemi njohur. Ai ishte i bindur në
realizimin e qëllimeve të drejta të popullit shqiptar, çështje për
tëcilën vuri në funksion edhe jetën e tij. Si për të gjithë ata që e
njohën, ashtu edhe për ne, ai do të jetë i paharruar, një nga
heronjtë e heshtur të dy dekadave të fundit të zhvillimit të çështjes
shqiptare. Ai nuk u thye asnjëherë në jetë, para asnjë presioni. Atë
nuk arritën as ta kindapojnë, sepse një njeri i tillë mund të vritet,
por jo edhe të gjunjëzohet. Personaliteti i tij, jeta dhe veprimtaria
e tij na obligojnë që edhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij, ta
kthejmë në forcë për të ndihmuar popullin shqiptar në Maqedoni në
luftën për të drejtat e tyre.