Zgjedhjet në Kosovë,mbi 94% të numëruar: PDK 31%, LDK 26%,VV 13,73,AAK-ja me 9,55, NISMA 5,36, AKR 4.72
Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Deri me tash Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të numëroi 94,23 për qind e të gjitha kutive. Nga kjo rezulton se PDK-ja mbetët partia e parë, duke marrë 31,21 për qind të votave.
Komisioni Qendror Zgjedhorë deri më tani ka numëruara 94,23 për qind e të gjitha kutive, ose 710.063 fletëvotime në to. Sipas raportit të KQZ rezulton se PDK prinë, duke marrë 31,21 për qind të besimit të zgjedhësve. Ajo ndiqet nga LDK me 26,13 për qind të votave, Vetëvendosja me 13, 73 për qind, AAK-ja me 9,55 dhe Nisma për Kosovën me 5,36 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Ndërkohë që AKR-ja e Pacollit, është duke luftuar për të kaluar pragun zgjedhor, ngase deri më tani ka mbetur në 4.72 përqind. Më tutje Srpska Lista ka marrë 2.91 për qind të numrit të përgjithshëm të votave të numëruara deri më tash.
Sipas KQZ-së, deri më tash nga fletëvotimet e numëruara 672.382 janë të vlefshme, ndërsa 37.681 të pavlefshme.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë 42.17 për qind nga 1.782.454 me të drejtë vote. Raportet e deritashme të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve i kanë vlerësuar ato të rregullta dhe pa probleme që do ta dëmtonin kredibilitetin e tyre.