Gurët krijohen nga kripa e tepërt dhe mungesa e qumështit dhe ujit
Në kundërshtim me këshillat e mëhershme, të sëmurët me gurë në veshka duhet të konsumojnë më shumë kalcium nga produktet e qumështit dhe të pinë sasi më të mëdha të ujit se sa kanë pirë deri tani. Femrat të cilat konsumojnë më shumë se maksimumi i sasive të rekomanduara të kripës prej gjashtë gramëve kanë 61 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i gurëve, zbulon studimi i Universitetit Washington në 78.000 femra.
Pais, që shumica e gurëve përbëhen nga kalciumi, dikur është konsideruar që reduktimi i qumështit dhe i produkteve qumështore në ushqyerje, është mënyrë e parandalimit të gurëve të rinj, por edhe kush konsumon shumë pak kalcium ka 20 për qind rrezik më të madh nga formimi i gurëve, bën të ditur Fox News.
“Pasi që zbulojnë që kanë gurë në veshka, njerëzit mendojnë që duhet të reduktojnë konsumimin e kalciumit, por kjo në fakt do ta përkeqësojë gjendjen”, konkludon udhëheqësi i studimit, dr. Mathew Sorensen.
Zvogëlimi i kripës në ushqim do t’i kontribuojë edhe reduktimit të kalciumit në urinë, ndërsa për organizmin është kyç balanca e të gjitha elementeve, shpjegojnë shkencëtarët. Lëngjet e ndihmojnë dekompozimin e këtyre elementeve, prandaj mjekët i këshillojnë të gjithë pacientët me gurë në veshka që të konsumojnë sa më shumë ujë, sepse pikërisht mungesa e lëngjeve ka çuar deri tek krijimi i këtij problemi të dhimbshëm shëndetësor