vajzat-vraseseDy vajza 12- vjeçare në SHBA janë arrestuar pasi akuzohen se kanë masakruar një shok klase, duke e goditur me thikë 19 herë.Vajzat u thanë hetuesve se ato e kishin planifikuar krimin e rëndë prej muajsh.Morgan Geyser dhe Anissa Weier akuzohen për tentativë vrasje.

Ata thanë se e bënë krimin pasi donin t’i bashkoheshin kultit të “Slender Man” (Thatanikut), pasi kishin lexuar për të online.

Vajzat u thanë hetuesve se ata besonin se “Slender Man” ishte i vërtetë dhe ata donin ta provonin këtë duke masakruar mikun e tyre.

Një prej vajzave u tha hetuesve që i vjen keq për krimin.

Një nga të dyshuarat i tha policisë se duhet të vrasësh dikë, në mënyrë që të bëhesh pjesë e mbretërisë së “Slender Man”.

Mjekët thonë se viktima ishte disa milimetra larg vdekjes.

“Slender Man” është një personazh i trilluar, i përhapur me shpejtësi në internet.

Ai thuhet se ka krahë të gjatë, në formë tentakule, që mund të zgjaten për të kapur prenë.

Personazhi u krijua në vitin 2009.

Që prej atëherë ka pasur shumë punime në photoshop, ku paraqitet Thataniku.