gjorce-Dhuna sërish ka eskaluar në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, ku demonstruesit e dhunshëm janë përplasur me policinë. (VIDEO)

Deri tek përplasja e dhunshme ka ardhur, kur demonstruesit kanë tentuar të thyejnë barrikadën policore dhe të nisen në drejtim të Sarajit.

Policia ka përdorur bomba gazi dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e dhunshme, që po sulmonin policinë. Ndërkohë, pas disa minutave kanë mbërritur ekipe shtesë të njësiteve speciale, që janë përballur me demonstruesit.

Siç bëhet e ditur për INA në këto incidente ka dhjetra të plagosur si nga radhët e demonstruesve, ashtu edhe nga radhët e policisë.

Ndërkohë, deri tani bëhet e ditur për 50 persona të arrestuar nga policia. Demonstruesit kohë më parë kishin bllokuar rrugët me kontejner të ndezur me zjarre, ndërsa siç mësohet grupe vandalësh dhe huliganësh kanë djegur edhe dyqane dhe lokale të tjera, që kryesisht janë në pronësi të shqiptarëve dhe pjesëtarëve të nacionaliteteve të tjera.

Disa prindër dhe familjarë kanë tentuar që të parandalojnë të rinjtë për të vepruar dhunshëm, por tentimet e tyre kanë qenë të kota.

Disa raportues të mediave dhe portaleve maqedonase theksuan se janë detyruar nga policia që të shlyejnë materialet e xhiruara dhe fotografitë nga protestat e dhunshme.

Protestat sërish nisën në mbrëmje në shenjë revolte nga vrasja e maturantit maqedonas Angel Petkovski, i cili dje u vra nga një i ri shqiptar, me inicialet N.E, i cili paraprakisht siç thuhet i kishte vjedhur një biçikletë viktimës pranë shtëpisë së tij. Kjo situatë çoi edhe në protesta të djeshme që eskaluan deri në orët e vona të natës. (INA)

gjorce

19:15 – Një grup i të rinjve maqedonas kanë filluar protestën kundër aktit të mbrëmshëm për vrasjen e maturantit Angel Petkovski (19).

Në lagjen Gjorqe Petrov të Shkupit është shtuar pjesëmarrja e forcave policore. Ndërsa protestuesit kërkojnë hakmarrje për vrasjen duke brohoritur ‘Vdekje për shqiptarët”, “shfarrosuni”, “qofshi të mallkuar”, “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj.

Reporteri i agjencisë së lajmeve INA bën të ditur se protestuesit nga lagje Gjorgje Petrov janë nisur drejt qendrës së kryeqytetit.

Rrugës ata janë treguar mjaftë të dhunshëm dhe kanë goditur me gurë dhe shishe xhami polocinë,  duke mos zbatuar udhrat e policisë për tu shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre. Mësohet se pjesëtarët e njësisë speciale të policisë kanë reguar, duke rrahur disa nga protestuesit.

Protestuesit kanë kërkuar nga policia që mos t’i pengojë ata pasi në të kundërtën do të hedhin edhe koktej molotovi ndaj policisë.

Ata thonë se do të marshojnë për të protestuar drejt qendrës së Shkupit, ose për tu mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë. (INA)

image1-650x396

Paralajmërime për tensione dhe protesta të reja në Shkup

14:00 – Në lagjen Gjorçe Petrov edhe për sonte janë paralajmëruar protesta dhe tensione, pas vrasjes së të riut maqedonas. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska paralajmëroi sot se ka njohuri se për sot pasdite sërish të organizohen protesta të reja.

“Nga rrjetet sociale kemi njohuri se po organizohen qytetarë të cilët kanë qëllim të shprehin pakënaqësi dhe revoltë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të përmbahen nga trazirat dhe dhuna, si dhe të rikthehet normaliteti në këtë lagje”, deklaroi ministrja Jankulovska. Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale janë bërë thirrje për vazhdimin e protestave dhe shprehjen e revoltës. Një pjesë e komenteve në disa portale janë hakmarrëse dhe me tone raciste kundër shqiptarëve.

MPB ka bllokuar sot një pjesë të rrugëve, sidomos hyrjen nga Tetova drejt Shkupit dhe se makinat rekomandohen që të ndjekin rrugën drejt qarkores që lidh pjesët tjera të qytetit. Janë bllokuar edhe disa rrugë në brendi të kësaj komune. (INA)