Sinani: ”Maqedonasit duan ti defaktorizojnë shqiptarët nëpërmjet partive të tyre politike”
Zgjedhjet në Maqedoni ishin pjesë e debatit të organizuar nga A1 report televizon nga Tirana, në të cilën morrën pjesë:dr.Arsim Sinani nga Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime Ballkanike, Lisen Bashkurti diplomat, Ylber Lili analist dhe Lavdrim lita analist.
Temë e këtij debate ishte zgjedhjet në Maqedoni dhe shqiptyarët atje, faktorizimi apo defaktorizimi I tyre. Ish aleatët në qeverinë e kaluar Vmro DPmNE DHe BDI janë fituesit e ketyre zgjedhjeve, pavarësisht nga kjo opozita maqedonase nuk I njeh zgjedhjet duke I dorezuar mandatet e deputetëve.
Në debat u diskutuan problemet mne të cilat ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë pas procesit zgjedhor
Arsim Sinani tha se “ realisht shqiptarët e Maqedonisë që nga themelimi I Maqedonisë postjugosllave kanë problem me maqedonasit. Që në momentin kur shqiptarët nuk e votuan Kushtetutën dhe abstenuan treguan se Maqedonia do ketë problem serioze në raport me shqiptarët.nga 91 deri më 2001 kishim dy parti politike shqiptare, PPD e cila nuk arriti të artikulojë aq sa duhet kërkesat e shqiptarëve dhe PDSH e cila erdhi në pushtet në vigjilje të luftës së Kosovës dhe e menaxhoi këtë process.Kemi 2001 praqitjen e uÇk_së dhe nga ky process lind Bashkimi Demokratik për integrim.
Sinani tha se shqiptarët në Maqedoni nuk po arrijnë ta kuptojnë se faktori politik maqedonas në poshtet zakonisht punon për defaktorizimin e subvjektivitetit të partive shqiptare e me këtë edhe dobësimin e tytre në qeveri.
“Demokracia e ka humbur kuptimin në Maqedoni” thotë gazetari Lavdrim Lita nga East journal në debatin në fjalë.
Ndërsa Lisen Bashkurti tha se :Dy janë ligje universal se a funkcionon ligji I rotacionit që është ligji më I shëndetshëm dhe ligji chack and balance në qoftëse nuk eksiton me institucoijnet ato rezikohen nga vertikaliteti I cili con në autokraci. Ligji I tretë demokracitë janë sisteme të hapura të cilat nëse nuk funkcionojnë demoktracia çalon. Maqedonia ka mbetet në statusin e kandidatit dhe quhet kandidat I përhershëm
Poashtu u debatua për cështjen e votuesve nga Pusteci apo Liqenasi sic parapëlqyen të thonë analistët.
Debati pati përplasje mes z.Sinani dhe z.Lili lidhur me çështjen e votës