tito-vilanovaIsh-trajneri i FC Barcelona Tito Vilanova ka vdekur në moshën 45 vjeçare. Këte e  konfirmon klubi në faqen e saj.Tito Vilanova vuante nga kanceri që nga viti 2011. Përkundër disa operacioneve dhe trajtimeve kimioterapike ka humbur Vilanova luftën me sëmundjen.

  • Klubi i shpreh ngushëllimet e saj më të thella familjes së tij, e cila ndanë pikëllimin me tifozët e FC Barcelonës nëpër botë, shkruan FC Barcelona në një njoftim për shtyp
    Trajneri spanjoll ishte vetëm një sezon si trajner kryesorë i Barcelonës, para se ai ndërpreu aktivitetet e tija në vitin 2013 për shkak të shëndetit të tij të dobët. Në një sezon Barcelona fitoi titullin e ligës spanjolle me një pikë rekorde  prej 100 pikëve.
    Para kësaj, ai ishte asistent trajner i Josep Guardiola dhe në këtë mënyrë ka ndihmuar për të mbledhur dy tituj të Champions League në klub.

rtvzik.com