bardhyl-mahmutiTë dashur shqiptarë,

Të gjithë shqiptarëve u kujtohet se, në muajin shkurt të vitit 2010, Iljaz Halimi deklaroi publikisht në Emisionin «Rruga Drejtë», të TV ALSAT M, se nuk i intereson politika e humbjes së gjurmëve ilire-shqiptare dhe se shteti i Maqedonisë mund të ndërtojë sa të dojë Kisha ortodokse maqedonase mbi themelet shqiptare.

Ky qëndrim, që u shpërnda nga goja e Iljaz Halimit, ishte qëndrim i përpiluar në Zyrën e Shefit të Sigurisë Shtetërore të Maqedonisë, Sasha Mijallkovit. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, zgjodhi këtë argat të shërbimeve antishqiptare që të bëhet zëdhënës në gjuhën shqipe i politikës antishqiptare, të gatuara në qarqet neorankoviqiane të Shkupit.

Katër vite më vonë, në zgjedhjet e parakohshme të shtetit të pakohshëm të Maqedonisë, qarqet antishqiptare të Shërbimit Sekret Shtetëror vunë në lëvizje strukturat e tyre për të krijuar përshtypjen se garat presidenciale janë shumetnike. Me urdhër të Sasha Mijallkovit, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, nominoi për kandidat, Iljaz Halimin.

Për të manipuluar me ndjenjat fetare të shqiptarëve të Maqedonisë, Menduh Thaçi, Iljaz Halimi dhe të gjithë ata që marrin avdes në legenin e Sasha Mihajllkovit janë lëshuar duke u betuar n”All’llah!

Populli shqiptar e njeh fare mirë këtë formë të manipulimit dhe nuk do të bjerrë në grackë. Të gjithë shqiptarët e Maqedonisë e dinë fare mirë se votat për Menduh Thaçin, Iljaz Halimin dhe kompaninë e tyre janë vota për Sasha Mihajllkovin.

Secili qytetar ka të drejtë të votojë për cilin person të dëshirojë. Madje edhe për kandidatët e  Sasha Mihajllkovit dhe të shërbimeve tjera antishqiptare.

Asnjë anëtarë dhe asnjë simpatizant i Bashkimit Demokratik Shqiptar nuk do të votojë për Iljaz Halimin, Menduh Thaçin dhe mbeturinat që e qelbën hapësirën kombëtare shqiptare.

Shpresojmë se shumica dërmuese e anëtarëve të PDSH-së, që janë atdhetarë të mirëfilltë, nuk do të mbështesin njerëzit e Shërbimeve antishqiptare. Me votën e tyre kundër ata do të kontribuojnë në largimin e pengesave që çështja kombëtare shqiptare në Maqedoni të frymojë më lirshëm.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

8 prill 2014