avioni_4_1Në mesin e teorive konspirative, që nga zhdukja së Boeingut 777 të Malajzisë, tani vjen edhe një tjetër teori nga Bosnja-Hercegovina. Një grua nga Sarajeva thotë se mistere nuk ka,  por avioni është ulur  me sukses dhe se në çdo moment mund të ngrihet në fluturim.

“Boeingu 777 i Malajzisë është në një ishull në Maldive, që nuk është i banuar, por që ka rëndësi gjeostrategjike. Është në gjendje të mirë dhe në çdo çast mund të fluturojë”, thotë gruaja që dëshiron të jetë anonime.

Për  “Dnevni List” ajo thotë se ka studiuar fenomenet e ndryshme të pazakonta në gjithë globin, ndërsa shton se askush sot nuk mund të fshihet nga satelitët, e jo më një Boeing 777.

“Asgjë nuk ishte rastësi, por gjithçka e llogaritur më parë. Ai ishull është nën kontrollin e fuqive botërore”, thekson ajo e bindur se këto pretendime do të vërtetohen.