Tre shqiptarë ndiqen nga policia zviceriane me helikopter
Sipas policisë së Gjenevës të tre burrat, shqiptarë nga Kosova, arritën ti shpëtojnë policisë zviceriane duke u fshehur në bordin e një automjeti të vjedhur. Pasi kaluan kufirin me Francën, ata janë arratisur në këmbë. Më pas ata u kapën nga xhandarmëria franceze, në afërsi të qytetit Lion në Francë.
Tre hajdutët që u ndoqën me helikopter dhe automjete sot nga policia e Gjenevës, deri në Lion të Francës, dështuan për të vjedhur në një pikë karburanti në komunën Meyrin të Gjenevës
Përvec policisë me helikopter nga Gjeneva në ndjekje të tyre u vu edhe xhandarmëria franceze, deri në Lyon të Francës.
Kërkimi dhe ndjekja e tyre zgjati plotë katër orë. Tre të arratisurit pas katër orësh ndjekje u kapën në afërsi të kolegjit të Prevessin (F), pak kilometra nga Ferney-Voltaire (F), transmeton “Presheva jonë