Qyteti i Vëkshes nikoqir i denjë i festivalit
Islam Fejzullahu-Halmstad – Suedi: Qyteti Vëkshe i Suedisë këtë vit ishte nikoqir i festivalit të 6 mbarëkombëtar të folklorit shqip për skandinavi, qytet i cili denjësisht organizoi, priti dhe përcolli mysafir të shumtë nga shumë qytete tjera të Suedisë, të cilët kishin gjetur kohë të lirë dhe angazhim të vullnetshëm që të radhiten për të prezantuar kulturën, traditën e mirëfilltë kombëtare në vallëzim. Shumë mërgimtar tanë kishin ardhur të shtunën me 26 maj, nga shumë qytete të Suedisë, të rinj e të reja prindër e mysafirë tjerë, por edhe nga komunitete tjera të kontinenteve tjera siç ishin kolumbianet, meksikanet kishin shfaqur dëshirë që ta nderojnë festivalin tonë me ndonjë paraqitje tradicionale para publikut të shumtë shqiptarë. Këtë festival e ka organizuar Unioni i shoqatave gjithëshqiptare me seli në Malme, ndërsa nikoqirllëku iu ka besuar shoqatave mikpritëse të Vekëshes “LIRIA” dhe “ALBA” me kryetarët e tyre Islam Islami dhe Shemsi Sopaj. Ky festival kësaj radhe ka tubuar rreth vetes tetë (8) shoqata, ndërsa në konkurrim ishin 6, por sipas nikoqirëve edhe pse kanë paralajmëruar pjesëmarrjen shumë nga shoqata tjera nuk iu përgjigjen ftesës, prandaj edhe mbeti pak sa i varfër sa i përket konkurrimit. Fillimisht programi filloi në qendër të qytetit me prezantimin dhe defilimin e anëtarëve dhe të valltareve nga të gjitha shoqatat. Programi i konkurrimit filloi nga ora 16.00, fillimisht valltaret dhe instrumentalistët e shoqatave Liria dhe Alba i argëtuan të pranishmit në sallën “Folket park” e organizimit të festivalit, më pastaj me nga një valle të lirë defiluan të gjitha shoqatat radhazi, të cilat i mahnitën të pranishmit me paraqitjet e tyre. Vlen të cekim në fillim se në konkurrim pjesëmarrëse ishin: Fëllanzat nga Kristianstadi, Nënë Tereza nga Egelholmi, Shqiponjat e Halmstadit, Fluturat nga Kristianstadi, Bilbilat e diasporës nga Gëteborgu. Në fillim u intonua himni Kombëtar dhe ai i Republikës së Kosovës, dhe më pastaj të pranishmit i përshëndeti në emër të Unionit të shoqatave, nënkryetar i Unionit Sabit Gashi, i cili me pak fjalë përshëndeti të pranishmit dhe shpalli të hapur festivalin. Më pastaj kryetari i shoqatës “Liria” nga Vëkshe, Islam Islami iu uroj mirëseardhje të pranishmeve, i falënderoi për pjesëmarrje të gjithë ata të cilët, kishin shfaqur dëshirë që të jenë të bashkuar në këtë eveniment në mërgim, jemi krenar që neve na u besua ky eveniment kombëtar, prandaj edhe jeni të mirëseardhur në shtëpinë tonë mërgimtare sikur të jeni në shtëpitë tuaja. Ky bashkim i yni dëshmon edhe më tepër se edhe në paqe, por edhe në nevojë diaspora është e bashkuar dhe frymon bashkë, gjithashtu edhe kryetari i shoqatës Alba Shemsi Sopaj, i përgëzoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe ju uroi suksese dhe fat në konkurrim. Moderatoret Violeta Sopaj dhe Myrvete Islami me këtë rast prezantuan edhe konkurruesit apo shoqatat konkurruese në festival dhe para se të fillonte zhvillimi i programit, ato i dhanë fjalën Xhevat Isufit këshilltar i jashtëm i Ministrit për Diasporë, i cili në emër të Ministrit, me ca fjalë iu drejtua të pranishëmve. “Të nderuar organizator të festivalit të gjashtë të folklorit shqiptarë në diasporë, të respektuar pjesëmarrës, valltar, koreograf dhe të gjithë ju që kontribuuat të organizohet ky festival, përshendes nënkryetarin e Unionit të shoqatave Sabit Gashin, kryetarët e shoqatave nikoqire, Islam Islami dhe Shemsi Sopajn, përshëndes të gjithë mysafirët, të pranishmit, përshëndes jurinë, e cila ka marrë përsipër që të bëjë vlerësimet për mundin dhe diturinë e garuesve, ju uroj sukses dhe fat të gjithë pjesëmarrësve në garë. Edhe ky festival është një dëshmi e përpjekjeve atdhetare të prindërve tanë, intelektualëve tanë dhe institucioneve tona kulturore që veprojnë këtu në Suedi për mbajtjen gjallë, mbëltimin e gjuhës, kulturës dhe traditës sonë të bukur. Kjo na bën edhe më të fuqishëm për ruajtjen e këtyre traditave kur dihet se një e treta e popullit tonë jetojnë jashtë trojeve stërgjyshore. Të nderuar bashkëkombës krijimi i Ministrisë së Diasporës dëshmon përkujdesjen e shtetit të Kosovës për trajtimin e mërgatës në mënyrë institucionale duke ditur dhe vlerësuar rolin e diasporës në luftë për liri dhe pavarësi. Mërgimtarët tanë, të cilët me shumë dekada e mbajtën gjallë jetën kulturore dhe idealin kombëtar, ndërsa festivalit dhe garuesve punime të mbara dhe sukses. Organizatori i këtij festivali ishte përkujdesur që të kërkoj nga shoqatat të dërgojnë nga një anëtar fuqiplotë për jurinë e festivalit, anëtar me bagazh pune dhe angazhimi në aktivitete përkatëse, dhe fillimisht juria zuri vendin e duhur nga të gjitha shoqatat konkurruese dhe nikoqiri. Më pastaj filloj zhvillimi i programit me radhë sipas paraqitjes në një konkurrencë mjaftë domethënëse, e cila dëshmoi se mërgimtarët tanë, sidomos njerëzit e arsimit dhe kulturës po japin maksimumin që kultura gjuha dhe tradita e arti kombëtar janë gjithherë në hap me atdheun dhe në asnjë pik nuk ngecin. Gjithë ato vajza e djelmosha, të cilët nuk kursyen as djersën e trupit për të dëshmuar se edhe pse kanë lindur apo janë rritur në diasporë, nuk vunë në dyshim aspak gjuhën, kulturën dhe sidomos vallëzimin kombëtar. Me zhvillimin e programit konkurrues juria me një transparencë të plotë bëri vlerësimin e të gjitha shoqërive konkurruese dhe sipas rezultateve juria në përbërje: Shyqyri Xhurkaj kryetar, dhe anëtaret Izet Sogojeva, Rrahman Rrahmani, Perihane Isufi, Agron Hyseni dhe Islam Fejzullahu shpallën këto shoqëri fituese të festivalit të 6 mbarëkombëtar. Vendin e parë e zuri “Shqiponjat” nga Halmstadit, vendin e dytë e zuri “Nënë Tereza” nga Egelholmi, vendin e tretë e zuri “Fëllanëzat” nga Kristianstadi, të katërtin “Fluturat” nga Kristianstadi dhe të pestin “Bilbilat e diasporës” nga Gëteborgu. Organizatori i festivalit kishte rezervuar, diploma dhe kupa për fituesit dhe pjesëmarrësit e festivalit. Vlen të përmendim se fituesi i festivalit “Shqiponjat” e Halmstadit nën drejtimin e Muhamet Sopi-Meta. koreograf sipas jurisë janë një ansambël shumë i kualifikuar dhe konkurrent edhe në atdhe. Ata i mahniten të pranishmit me prezantimin e tyre me vallen me motive nga Karadaku. Duhet cekur se të gjithë garuesit ishin në nivel të lartë të garës dhe dëshmuan dashuri të madhe për prezantimin e valles shqipe nga të gjitha trojet. Në fund të manifestimit nga organizatori u organizua mbrëmje e lirë muzikore me këngëtar të ndryshëm nga diaspora për të argëtuar pjesëmarrësit e festivalit, i cili program zgjati deri në orët e vona të natës.
Legjenda: Këshilltari i Ministrisë së Diasporës, Xhevat Isufi ua dorëzon kupën fituesve të festivalit “Shqiponjave” të Halmstadit.