erdogan-youtubeVeprimi vjen një javë pas një veprimi të ngjashëm kundër Twitter dhe tre ditë para zgjedhjeve lokale.Autoriteti i telekomunikacionit të Turqisë të enjten ka bllokuar YouTube, saktësisht një javë pasi i ndaloj njerëzit të kenë qasje në Twitter me një lëvizje e cila do intensifikojë kritikat e brendshme dhe ndërkombëtare vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve kritike lokale.

Lëvizja erdhi vetëm disa orë pas një regjistrimi që kishte rrjedhur në YouTube që pretendon të tregojë një bisedë ku Ministri i jashtëm turk, shefi i spiunazhesh dhe një gjeneral i lartë shfaqen duke diskutuar një skenarë i cili mund të çojë në një sulm turk kundër militantëve xhihadist në Siri.

Bllokimi ishte lajmëruar në webfaqën e autoritetit të telekomunikacionit, i cili tha se kishte marrë një “masë administrative” kundër faqes “pas analizës teknike dhe shqyrtim ligjor.”

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan së fundi ka deklaruar që YouTube do të bllokohet nëse vazhdon të mos jetë në përputhje me ligjet e Turqisë.

Në muajt e fundit, Twitter dhe YouTube janë bërë fronte kryesore në një betejë të re politike mes zotit Erdogan dhe Fethullah Gulen, një imam me bazë në SHBA dhe ish-aleat që në dy vitet e fundit është bërë kundërshtari kryesor i kryeministrit.