femija_2Një nënë indiane është shokuar, pasi ka lindur një fëmijë më dy kokë. Urmila Sharma dhe bashkëshorti i saj Subhash ishin shumë të varfër saqë nuk kishin mundësi të kryenin një eko të shtazanisë.Kjo krijesë ka dy kokë, dy qafë dhe dy shtylla kurrizore, por vetëm një trup dhe vetëm nga një organ tjetër jetësor, dhe si pasojë e kësaj ndarja e binjakëve është i pamundur. Foshnja e lindur ishte vajzë e cila po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë nga njësia e kujdesit të të porsalindurve në spital.

Sipas mjekëce, fëmija ka pak gjasa që të mbijetojë, për shkak të strukturës së këtyre organeve.

“Prindërit janë të dëshpëruar dhe ne po përpiqemi t’i ndihmojmë sa më shumë që mundemi”, deklaroi Shikha Malik, një prej doktoreshave të spitalit.

Urmila dhe bashkëshorti i saj janë shumë të dëshpëruar të cilët kanë edhe një vajzë tjetër, por ata janë aq të varfër sa e kishin të pamundur të pamundur të paguanin për një eko, ndaj deformimi mbeti i pakonstatuar deri në momentin e lindjes me operacion që nëna realizoi