adem_demaciVeprimtari Demaçi e ka kritikuar opozitën e cila sipas tij, duke e quajtur rritjen e pagave si, fushatë politike, ka dështuar për të dhënë mesazhin e qartë te qytetarët. Ai tha se ata duhej kritkuar rritjen e pagave për disa kategori dhe jo për të gjithë. Megjithëse ka lavdëruar punën e kryeministrit Hashim Thaçi, Demaci tha se, rritja e pagave është dashur të ketë prioritet, pensionistët. Adem Demaçi tha se ushtria e Kosovës duhet të shkoj edhe në veri në të kundërtën, sipas tij, ajo pjesë nuk qenka e Kosovës, tha ai gjatë një interviste në RTK.

Ai e  ka quajtur hipokrizi, krahasimin e rastit të Kosovës me Krimenë. “Ishte krahasim shumë i pa vend. Së peri, në Krime nuk u bë kurrfarë lufte. Ndërsa, ne ishim në një luftë të egër dhe kryengritjet tona nuk u ndalën kurrë. Asnjëherë nuk u ndal rezistenca kundër rrëzimit serb. Hipokrizia e Rusisë është që nëse Krimea paska pas të drejtë, atëherë pse Rusia dhe zotëri Putini nuk e pranuan me kohë pavarësinë e Kosovës. Kjo është një hipokrizi e madhe, për ti krahasuar dy gjërat që nuk mund të krahasohen”, tha Demaçi.

Ai më tej e fajësoj edhe Perëndimin për rastin e Krimesë, siç tha ai për lëshimet që i kanë bërë Rusisë dhe Serbisë. Sipas Demaçit, “ky gabim që bëri Putinin, e bashkoi Evropën, sepse Evropa i hapi sytë se paska shkuar shumë largët duke i lëshuar pe Rusisë. Kështu që Europa duhet mirë të matet dhe ta njoh psikologjinë e këtyre popujve për të pushtim”. Ai më pas, e quajti si mundësi të mirë për palën tonë, fitimin e zgjedhjeve të Aleksandër Vucicit, “udhëheqësja jonë nuk duhet më të lëshojnë mësime. Kosova bëri gabim të madh që ushtria nuk duhet të shkoj në pjesën veriore. Tanët tani duhet të bëjnë kërkesa të arsyeshme. Populli serb është ngop më me Kosovën. Me fitoren e Vucicit, Serbia po fillon një start të ri”, tha Demaçi, që më pesë foli edhe për shqiptarët në Preshve, Medvegjë dhe Bujanoc. “Tanët duhet të kërkojnë reciprocitet për të gjithë shqiptaret që jenë në Serbi. Vucic nuk do ta ketë të vështirë që të gjitha drejtat që ne i njohëm serbëve në Kosovë, ata ti njohin shqiptarëve në Serbi. Por, tanët duhet të jenë shumë këmbëngulës që të luftojnë për këtë në dy fronte, ta bindin Serbinë dhe Evropën”, tha Demaçi.

Demaçi foli edhe për pushtetin aktual në Shqipëri, të udhëhequr nga Edi Rama. “Zotëri Rama është fat që erdhi në pushtet. Edi Rama është gati ta nxjerr Shqipërinë nga gjithë ato problemet që është futur . Ne nuk duhet të flasim për kufijtë, por duhet të bashkojmë gjithçka me Shqipërinë”, tha Demaçi.