Nesër protesta para Ministrisë për Ambient Jetësor në Shkup
Nesër para Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në Shkup, qytetarët do të protestojnë për mos reagimin e ministrisë për marrjen e masave kundër ndotjes së ajrit. Protesta organizohet nga Iniciativa qytetare “Së bashku kundër ndotjes në Tetovë” në orën 11:00. Iniciativë qytetare për të protestuar vjen si reaksion ndaj vendimit të Ministrisë për prolongimin e afatit për vendosjen e filtrave te kapacitetet industriale të rajonit të Tetovës. “Së bashku kundër ndotjes në Tetovë” ditë më parë i ka dorëzuar pesë kërkesat e saj tek Komuna e Tetovës lidhur me ndotjen e qytetit. Ndotja e ajrit është një problem që ka prekur Tetovën, ndaj bëj apel që të gjithë tetovarët të na bashkangjiten nesër në protestën që do të mbahet në Shkup”, u shpreh Bekim Asani, organizatori i protestës