kuvendi_ksKuvendi i Kosovës më shumicë votash, 71 për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar në parim Projektligjin për veteranët e UÇK-së. Shqyrtimi i këtij projektligji ka ngjallur debat të ashpër për katër orë rresht kryesisht ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së.

Ky debat është nxehur pas insistimit të deputetëve të LDK-së, që e drejtat dhe statusi i veteranit t’iu njihet edhe pjesëtarëve të FARK-ut. Ndërkohë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Halit ka thënë se nuk ka ekzistuar kurrë FARK-u. Më pas debati ka devijuar më ç’rast deputetët janë shtyrë se kush ka kontribuar më shumë në luftën e fundit në Kosovë, UÇK-ja apo FARK-u.