Ibrahim Xhemajli-Ne Kongresin europian  te asociacioneve shendetesore profesionale mbi dhimbjen  që u mbajt ne Kopenhage Kosova pranohet si anetar i 36 me vetem nje votë kunder ( nga Greqia )

 

 


Nga  29  deri me 31 maj  Kopenhaga  ishte nikoqir i nje konference shume të rendesishme  evropiane që per trajtim kishte dhimbjen. Mbajtaja e kesaj  konference ishte shkak i publimikimit të disa kritikave te eksperteve daneze mbi dhimbjen ndaj autoriteteve daneze , ne mungesë te nje plani kombetar per trajtimin e dhimnbjes.Sipas profesorit te ekonomisë për mjekësi, Kjeld MØller  Pedersen ( nje nga organizatoret e konferences)  mos trajtimi i i planifikuar i  dhimmjes bartë me vete shpenzime të mëdha ekonomike.Ne bazë te nje statiske nga 2 spitalet qendrore daneze ( i Bispebjergut dhe ai shtetror) cdo i 5 ti banore i Danimarkes  vuane kronikisht nga dhimbjet.Vetëm për trajtimin e dhimbjeve  sistemit shendetetsor   danez i kushton 8 miliardë  kr ne vit  (mbi 1.1 miliarde euro ) – thotë  Kjeld Møller Pedersen.

Danimarka ka vetem  5 qendra të trajtimit te dhimbjes me nje kapacitet per trajtim të 2500 pacienteve ne  v it  dhe koha e pritjes ështe 2 vjet  cka do të thote se mese 7500 paciente mbesin jashte trajtimit të ketyre qendrave- njofton  gazeta e perditshme daneze metro ekspres.

Per të percjellur ketë konference ishte edhe ekipi televiziv  “ Zeri I Kosoves “ me crast takoi edhe perfaqsuesit e Kosoves dhe Shqiperisë dr Adem Bytyqin dhe dr Apostol Vaso dhe zhvilloi nje bashkebisedim per teleshikuesit e rtvzik