falcaoTrajneri i Chelseat Jose Mourinho ka thënë se ekipi i tij ka nevojë për një sulmues klasi. E pëlqen sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviq, por thotë se transferimi i tij është mision i pamunduar, pasi pasanikët e PSG nuk do ta lejojnë të largohet. “Zlatan te Chelsea? Eshtë e pamundur. Ai është i lumtur në Paris dhe e di këtë sepse jemi miq dhe flasim shpesh. Veç të tjerash, Paris Saint Germain është një klub i pasur që nuk do ta hapte kurrë derën për të”, ka deklaruar Mou.
Kështu “Special One”, i ka vërë syrin një tjetër sulmuesi. Bëhet fjalë për sulmuesin tjetër që luan në Francë por tek Monaco Radamel Falcao për të cilin thotë se nuk meriton të luajë para 3 mijë tifozëve. “Unë kam një skuadër, por jo një sulmues, ndërkohë që Falcao nuk ka skuadër. Një lojtar si ai nuk e meriton të luajë para 3 mijë tifozëve. Monaco është një klub i mirë për të mbyllur karrierën”, ka theksuar ish trajneri madrilen.
Mourinho ka folur edhe për të ardhmen e talentit belg Eden Hazard për të cilin thotë se ai nuk do të largohet nga “Stemford Bridge”, pasi e ardhmja e skuadrës do të ndërtohet rreth tij.