burgu-geneveSituatë tejet e tensionuar ishte në sërish në burgun e Gjenevës Champ – Dollon dje të dielën, për shkak një konflkti mes të burgosurve, ku ishin të përfshira dy komunitete, ai shqiptar dhe afrikan, kanë njoftuar zyrtarët e burgut.Në burgun e madh të Gjenevës, Champ Dollon të dielën ka ndodhur një rrahje masive në mes të të burgosurve. Rreth njëqind persona janë përfshirë në këtë rrahje, njoftojnë mediat e Zvicrës frankofone. Për të rivendosur rendin është dashur të ndërhynin, krahas gardianëve edhe njësitë e policisë.

Përgjegjësit e burgut i kanë identifikuar shkaktarët e zënkës dhe ata do të dënohen, ka deklaruar drejtori i burgut Constantin Franziskakis. “Në mesin e rreth të burgosurve burgun e Gjenevës rreth 150 janë shqiptarë, kurse rreth 200 sish afrikanë…ka deklaruar për “Presheva jonë” Constantin Franziskakis, drejtor i burgut “Champ-Dollon”.
Para dy javëve po në këtë burg siq kishte raporuar e njejta agjenci nga Zvicra kishte shpërthyer një konflikt në mes të një klani shqiptarësh dhe një tjetri afrikanësh.