nilsenTë enjten ka ndërruar jetë ish-trajneri i Përfaqësueses së Danimarkës, Richard Moller Nielsen, bën të ditur Federata e Futbollit e Danimarkës. Nielsen 76-vjeçar ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ishte operuar vitin e kaluar nga tumori në tru. Nielsen kishte fituar me Danimarkën titullin e Evropës në vitin 1992, duke bërë sensacion të madh. Në finale pati mposhtur Gjermaninë me rezultatin 2:0.