“Air Albania” nis punën, ja kush janë aksionerët e kompanisë ajrore shqiptare
Qeveria shqiptare i hapi rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.
Pas promovimit dhe prezantimit se më 1 qershor 2018 do të niste fluturimet e para, është publikuar edhe vendimi numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama që e njeh zyrtarisht kompaninë.
Mësohet se si aksionerë janë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.
Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore.
Ndërkohë, mësohet se sipas vendimit Albcontrol dhe MDN Investment do të kenë mazhorancës e aksioneve prej jo më pak se 51 % të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49 % i kalon Turkish Airlines.(TemA)
Lajme të ngjajshme:
Ministrat e BE pro Shqipërisë, Këshilli i Evropës do mbështesë hapjen e bisedimeve
Protesta e dhunëshme e PD_së, 40 të arrestuar.
Nga gara për aeroportin tek Lungomare 3, Rama tregon projektet që do të rinisin në Vlorë
Financimi rus i PD/ Takim i ambasadores Kim me Celibashin, Gjiknurin, Kryemadhin e Tabakun!