tim_shkupi1_Intervistë me Musa Lamallari (Tim Shkupi) -Po ju dërgoj pyetje për temë që ka të bëjë me angazhimin e partive politike shqiptare në Maqedoni për çështjen e diasporës? A mendoni se deri tash është bërë ajo që ka mundur të bëhet për diasporën? 1. Si e vlerësoni faktin që ende nuk ka deputet shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë. 2. A do të duhet që të ketë më shumë angazhim nga partitë për të mobilizuar mërgimtarëtshqiptarë?

Përgjigjia e pyetjes së parë:

  • Është e vërtetë se Diaspora Shqiptare, një kontribuuese e madhe e gjitha proceseve të lëvizjeve kombëtare, pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, disi u la në margjina, në harresë dhe influenca e saj filloj të zbehet menjëherë pas ndaljes së konfliktit me ndërmjetësimin ndërkombëtarë nga strukturat udhëheqëse të UCK-së, duke bërë lëshime parimore në konfigurimin e shtetit të Maqedonisë, duke u dhënë garanci të tepruara palës sllave, kurse shqiptarët një popull me të drejta të patjetërsueshme, dem baba dem, lejuan që t’i emërojnë në Kushtetutë me një nocion të ri: “bashkësi etnike”, pasi nuk mund t’i quanin minoritet një popull autokton me 40 për qind, me territore kompakte, me fuqi në rritje në të gjitha segmentet e asaj që nënkuptohet: shtet – komb dhe anasjelltas.

Nisur nga kjo, lirisht mund të themi se përfaqësuesit politik të shqiptarëve, me theks të vaçant liderët Ahmeti dhe Thaçi, por edhe disa të tjerë më të vegjël, që kompremituan çështjen shqiptare, duke ndarë vullnetin dhe fuqinë politike të shqiptarëve në Maqedoni, është fakt se nuk realizuan aspiratat e shqiptarëve në Maqedoni, ndaj pyetja e juaj është gabim pasi në si veprimtarë të Diasporës kemi kërkuar që për shqiptarët në Maqedoni të bëhet mirë, të bëhet realitet sovraniteti i shqiptarëve të Maqedonisë, pasi ne si veprimtarë ku jetojmë dhe veprojmë nuk kemi probleme të diskriminimit sikurse kanë shqiptarët në Maqedoni.

Përgjigjia e pyetjes së dytë:

  • Në zgjedhjet e fundit parlamentare, disa grupe nga diaspora provuan të japin kandidatë shqiptarë, por më vonë u bindën se sistemi unitarist i FYROM-it, është problem i madh për demokracinë, pasi me pjesmarrjen e shqiptarëve në qeveri kemi legjitimuar sistemin e jonjëkohësisë, ku pala slavo-maqedone për 24 vjetë rresht të pluralizmit politik ka trashëguar dhe legjitimuar në mënyrë perfide para faktorit ndërkombëtar sistemin unitarist, të gjitha të mirat institucionale, ka fuqinë e vendim-marrjeve pa pyetur shqiptarët, e më e keqja ka ndodhur se kjo lojë ka vazhduar edhe pas konfliktit të kontrolluar të vitit 2001.

Për zgjedhje të lira dhe demokratike duhet të përmbushen shumë standarde, duhet të kemi regjistrim të popullsisë, duhet të kemi një proces politik ku lista e numrit të votuesve në Maqedoni të mos jetë rezultat i marrëveshjeve të elitave të korruptuara, pasi në zgjedhjet e fundit ne kemi parë se emri dhe mbiemri i kreut të PDSH-së nuk ka qenë fare në listat votuese.

Ndaj pyesim pse kreu i PDSH-së, por edhe shumë liderë tjerë me parti më të vogla, që nuk janë të kënaqur me pjesmarrjen e integristëve në qeveri, nuk i bojkotonë zgjedhjet, nuk refuzojnë sistemin e jonjëkohësisë, pse nuk formojnë një bllok shqiptar që të refuzojnë imponimet e sistemit unitarist në zgjedhje por edhe në shumë aspekte tjera. Maqedonia kështu siç është nuk mund të vazhdojë, ajo ka problem me emrin, me shqiptarët brenda, me fqinjët jashtë, ndaj me ndërrimin e emrit të Maqedonisë nënkuptohet se duhet të filloj ndërrimi i Kushtetutës dhe sistemit ose Maqedonia të ndajet në vija etnike dhe të krijohet Republika Shqiptare e Maqedonisë, pasi mjaftë kemi pritur.

Sloganet e integristit Ahmeti se do ta marrim Maqedoninë edhe në Shtip dhe Strumicë, janë vetëm ninulla që u këndohen të painformuarve (të pafuqishmëve) në BDI dhe për të ruajtur status quojen shfrytëzon disa grupe të intereseve klanore që kanë uzurpuar gjithçka dhe të lidhura me krimin e organizuar kërcnojnë mendimin e lirë shqiptar në Maqedoni.

Si rrumbullaksim i pyetjes suaj, DSHM-ja refuzon sistemin unitarist, refuzon dhe bojkoton zgjedhjet deri në përmbushjen e standardeve demokratike të cilat i përmendëm më lartë.

Përgjigjia e pyetjes së tretë:

  • Kjo pyetje sado që duket qëllimmire, kur kemi parasysh rrethanat dhe situatat politike të shqiptarëve në Maqedoni, bëhet shumë e neveritshmë, pasiqë partitë politike unitariste shqiptare nuk kanë sens për të mobilizuar shqiptarët brenda në Maqedoni, janë bërë gazi i botës, ku janë ndarë në klane dhe vrapojnë te pala slave-maqedone për të dëshmuar servilizmin e vasalitetit të tyre. Si është e mundur atëherë partitë e këtilla për të mobilizuar diasporën, duhet të ndodh e kundërta, Diaspora duhet të intervenojë, të ushtrojë autoritetin e vet për të mobilizuar shqiptarët, pasi një përpjkeje e tillë pati dështuar në vitin 2011, tani veprimtarët shqiptar në Diasporë janë organizuar rreth Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë dhe kanë kuptuar se mobilizimi duhet të fillojë me njerëz të rinjë, duke u dhënë përparësi rinisë shqiptare, forcës studentore, bizneseve shqiptare që janë të goditura me reket, grupeve të ndryshme që janë të paprekura nga agjenturat e partive unitariste, që po shkatrrojnë idealet e kombit shqiptar.

DSHM-ja beson shumë në rininë shqiptare, në ndërgjegjen e shoqërisë gjithashtu, ndaj në kontaktet tona me shqiptarët e këtillë kemi ardhur në konkludim se duhet të vazhdojmë punën, pavarësisht çfarë imponohet nga partite unitariste dhe regjimi unitarist, të përhapim iden në çdo cep të Maqedonisë se për çfarë angazhohet Diaspora dhe nuk kemi stomak për t’i dëgjuar jurishnikët partiak të asnjërës, që janë shetitur andej-këndej…