vlora-citakuSkandali me viza i “Grupit të Velanisë” për të cilin po qëndron në paraburgim i biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti Ukë Rugova mund ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave.Këtë e thonë njohës të integrimeve evropiane. “Lajmet e tilla nëse nuk kanë ndonjë ndikim të madh, të paktën do të ndikoj në prolongim (të procesit)” thotë profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti.

Por edhe Ministria e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku thotë se lajmet e tilla krijojnë perceptim negativ për Kosovën.