bish6Ndoshta mund të mos besoni që ka njerëz me bisht, por duket se ekziston një i tillë, edhe pse mund të mos jetë një bisht i mirëfilltë. 35-vjeçari nga India, Chandre Oraon, është i prekur nga një fenomen i rrallë pasi në fund të shpinës së tij ndodhet një tufë qimesh tamam si bisht, me një gjatësi rreth 30 centimetër. Chandre që kur lindi kishte qime në pjesën e pasme të kurrizit, qime të cilat refuzoi që ti presë deri sa arriti në pamjen që shikoni në fotografi, duke e cilësuar veten si një mishërim të majmunit Hanuman. Lidhur me këtë “dhuratë” nga zoti, Oraon, shprehet se, “unë jam Hanuman.

Shumë njerëz kanë respekt për mua pikërisht prej bishtit tim. Nuk kam aspak në plan që të presë bishtin, është një dhuratë nga Zoti”. Hunman njihet si hyjni për besimin hindu në Indi, duke u cilësuar si i përzgjedhuri i Zotit nga shumë njerëz. Por pavarësisht mjekimeve të ndryshme të marra prej tij, Chandre nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Chandre thotë se çdo ditë shtohen ndjekësit e tij, të cilët e cilësojnë si një njeri me veti të veçanta, madje i kërkojnë edhe kurime të ndryshme

njeriu-me -bishtbish5