fatmir-limajDeputeti Fatmir Limaj, në ditëlindjen e tij të 43-të, i ka thënë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës. “Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë e PDK-së. Pra sot edhe publikisht e them edhe formalisht se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Limaj. Ai nuk ka pranuar të publikojë orientimin e partisë së re dhe emrat që do të jenë përkah tij, mirëpo ka thënë se shumë shpejt kjo do të bëhet publike për opinionin.

Limaj: Për dy vjet do ta eliminoja krimin e organizuar

(E plotësuar) Fatmir Limaj, thotë se ai do ta luftonte krimin e organizuar.“Po të isha në Ministrinë e Rendit, për dy vjet do ta ktheja normalitetin në vend. Por, atyre njerëzve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dikush duhet t’u qëndrojë mbrapa dhe t’i përkrahë”, tha Liamj.

Limaj e sheh si shqetësuese tendencën në rritje të migrimit të qytetarëve nga Kosova, si pasojë e papunësisë dhe mos zhvillimit ekonomik të vendit.

Thotë se procesi i privatizimit në Kosovë është përcjell me shumë parregullsi, sidomos shitjet e ndërmarrjeve me ‘spin of special’.

“Duhet të rishikohen kontratat e shitjes së ndërmarrjeve të privatizuara me ‘spin of special’. Çështja e shitjes së ndërmarrjeve nuk është dashur të iniciohet gjashtë muaj para se këtij parlamenti t’i skadojë mandati. Por, propozoj që të formohet një komision parlamentar që do të shqyrtojë shitjen e të gjitha ndërmarrjeve në këtë formë, e jo vetëm të disa prej tyre”, tha Limaj.

Kërkon seriozitet politik dhe institucional,respektim të ligjit dhe përmbyllje të procesit të privatizimit me një rishikim të plotë të shitjes, në mënyrë që të krijohet një ambient më i sigurt për investitorët.

“Njrëzit që janë në institucione duhet ta kenë të qartë se institucionet nuk janë pronë e askujt”, tha Limaj, duke thënë se nuk ndjehet përgjegjës për gjendjen e krijuar në administratën shtetërore dhe mos realizmin e objektivave të qeverisë aktuale.

Thotë se ndjehet krenar për realizimin dy projekteve madhore për vendin, derisa ishte ministër i Transportit dhe telekomunikacionit, projektin e ndërtimit të autostradës dhe privatizimin e Aeroportit.

Pavarësisht asaj që flitet, ai mendon se çmimi i ndërtimit të autostradës nuk ka qenë i lartë, “por edhe nëse ka qenë çmimi i lartë, autostrada u ndotua, ajo është këtu”.

Duke folur për dështimet dhe keq qeverisjes, ai thotë se “secili e ka mbushur një grusht baltë dhe secili-secilin dëshiron ta përlyejë”.

Për gjendjen e krijuar në universitet thotë se më së paku mund të jetë fajtor rektori aktual.

“Për ta ndryshuar gjendjen në të gjitha institucionet, arsim, gjyqësi shëndetësi dhe kudo tjetër, kërkohet ndryshim në mënyrën e qeverisjes”, thotë Limaj, duke kërkuar përgjegjësi në udhëheqje.

“Ndaj meje është bërë gjyq publik, mediatik, pa marrë vendim gjyqësia. Pra këtu duhet të funksionojë shteti ligjor. Në Kosovë duhet të përfundojë përndjekja selektive. Nuk dua që askush ta ketë fatin tim. Pra leni, hetuesinë, gjykatat ta bëjnë punën e vetë”, tha ai.

Fatmir Limaj, thotë se ai do ta luftonte krimin e organizuar.“Po të isha në Ministrinë e Rendit, për dy vjet do ta ktheja normalitetin në vend. Por, atyre njerëzve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dikush duhet t’u qëndrojë mbrapa dhe t’i përkrahë”, tha Liamj.

Duke folur për misionin e EULEX-it, limaj thotë se ky mision duhet të ketë proces monitorues, kurse të fuqizohen gjyqtarët vendorë.