CIA: Qeveria nxit nacionalizmin maqedonas
Drejtori i CIA-së, James Clapper, gjatë një dëgjimi para Komisionit të Posaçëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara për kërcënimet mbi sigurinë në botë në vitin 2014, ka përmendur edhe Ballkanin Perëndimor, në veçanti Maqedoninë duke tërhequr vërejtjen e tensioneve etnike për shkak të politikave nxitëse të pushtetit aktual. Qeveria e Maqedonisë, ka deklaruar Clapper, vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit. “Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten”, ka deklaruar kreu i CIA-së duke përmendur edhe Bosnjë Hercegovinën në kuadrin e sfidave me të cilat do të përballet siguria globale këtë vit.