Policia:Sinani, 20 vrasje me pagesë
Policia ka nisur një superaksion për arrestimin e autorëve të vendosjes së eksplozivëve. Sipas burimeve të policisë, ishin në vëzhgim të paktën 10 persona, mes të cilëve porositës së lëndëve eksplozive, vendosës, furnitorë të tyre si edhe autorët e prodhimit të mekanizmave eksplozive.Nje prej tyre, qe ka nuhatur vezhgimin policor ka tentuar te largohet nga Rinasi rreth ores 12:00 te mesdites se te merkures.
Marjan Mitro u arresua ne Rinas, pasi dyshohet se eshte autori i vendosjes se lendes eksplozive te prefektit te Vlores, Besnik Dervishi, si edhe ka prova te mjaftueshme, se ka vendosur edhe lenden plasese ne automjetin e kryetarit te Komunes Qender ne Vlore.
tha se se shpejti do te beje publike edhe arrestimet e tjera, aksione te cilat jane duke u kryer ne disa rrethe te vendit. Ne aksion jane duke marre pjese jo vetëm ekspertet e antikrimit, por nje sere forcash policore ne bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krimeve te Renda.
Rrjeti i zbuluar eshte pergjuar gjate diteve te fundit. Policia e ka shpejtuar aksionin e saj i programuar per shkak te levizjes së autoreve te ketyre krimeve nga vend.
Policia: Grup kriminal i organizuar
Shefi i bluve të kryeqytetit: Sinani, 20 vrasje me pagesë
Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka mbajtur pasditen e së merkures një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar zhvillimet e fundit që lidhen me atentatet me lëndë eksplozive.
Çipa ka bërë të ditur se autorët e atentateve bënin pjesë në një grup kriminal të organizuar, që i kryente atentatet në bazë të porosive.
“Janë zbardhur një numër rastesh të porositjeve të vrasjeve. Hetimet u intensifikuan pas arrestimit të Julian Sinanit dy ditë më parë dhe të Marjon Mitros ditën e sotme”, ka deklaruar Çipa.
Sipas numrit një të policisë së kryeqytetit, shtetasi Julian Sinani, 31 vjeç, dyshohet si autor i 20 vrasjeve me pagesë të kryera në Greqi.
“Personat e arrestuar vepronin edhe në Vlorë dhe ishin nën vëzhgim. Policia ka prova për disa raste të vendosjes së eksplozivit, përfshirë atë në mjetin e prefektit të Vlorës”, ka shtuar Çipa.
Dervishi: Të gjithë e dinë kujt klani i shërben Mitro
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi reagon përmes medias në lidhje me arrestimin e Marjon Mitros, si personin e dyshuar që i ka vënë lëndën eksplozive C4 në makinën e tij.
“Nuk e njoh dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të arrestuarin”, ka thënë Dervishi gjatë një komunikimi për A1 Report.
Prefekti Dervishit thotë se, të gjithë e dinë se i kujt klani i përket personi i arrestuar.
“Në Vlorë, e njohin se i kujt klani i përket dhe i shërben. Kam pasur besim tek policia dhe shteti në tërësi. Kam besim se kësaj çështjeje do ti shkohet deri në fund”, thekson gjatë deklaratës së tij, prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi.
I pyetur nga A1 Report, se çfarë ka parasysh me fjalën klan, ndonjë klan zyrtar, partiak ose lokal, Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi thotë se “kjo ngjarje dëshmoi se, krimi i organizuar mund të prekë edhe nivele të larta”. Mesohet se Mitro ka qene inspektor i Inspektoriatit Ndertimor ne Bashkine Vlore, institucion nen akuze per ndertimet pa leje dhe ka qene vartes i kryebashkiakut Gjika. Por nuk dihet nese Dervishi e ka fjalen per kryebashkiakun si te lidhur me Mitron, apo me persona e klane te tjera politike e kriminale ne kete qytet.
***
Kapet killeri ne Tiranë
Me një të dashur në krah për të humbur gjurmët, lëvizte i pajisur me një aparat fotografik, iPad dhe pistoletë. Tre mjete që i duheshin për të kryer krimet për të cilat merrte porosi kundrejt pagesës. Ky është profili i parë penal i Policisë së Tiranës për 31-vjeçarin Julian Sinani, i lindur në Elbasan dhe banues në lagjen “Çole” të Vlorës, i cili dyshohet për vrasje të bujshme brenda dhe jashtë vendit. Fillimisht ka qenë një gjurmim dhe më pas shoqërim i rastësishëm, por që më pas vetë ministri i Brendshëm dhe më tej drejtues të policisë, e deklaruan si arrestimin më të bujshëm të kohëve të fundit. Bashkë me Sinanaj u shoqërua edhe e dashura e tij, Denada Çuni, 21 vjeçe, nga Vlora. Në aparatin fotografik agjentët zbuluan edhe foto të disa personave që nuk kishin lidhje me të dyshuarin, por që mendohet se kanë qenë shënjestra të tij për t’u hequr qafe. Policia u tregua e rezervuar paraprakisht deri në sigurimin e provave, por burime zyrtare thanë se janë gjetur fotografi edhe të disa viktimave që ai i fotografonte para se t’i ekzekutonte kundrejt pagesës. Sinanaj nuk e ka pranuar akuzën e ngritur, ndërkohë që për të zbardhur aktivitetin e tij po punojnë edhe prokurorët e Krimeve të Rënda. Bëhet me dije se dyshohet që 27-vjeçari merrte fillimisht porosinë dhe më pas ndiqte viktimën e tij deri në finalizim. Jetonte në hotele, ose në banesa me qira aty ku edhe vendosej. Ndërkohë që pistoleta është dërguar për ekspertim balistik në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës, për të zbuluar se në cilat ngjarje është përdorur më parë. Skema që dyshohet se përdorte Sinanaj është e njëjtë me atë të filmit hollivudian “Bangok”, të luajtur nga Nicolas Cage.
Arrestimi
Julian Sinani mësohet se është një fëmijë jetim, pasi babai ka humbur jetën dhe ka dy motra. Jetonte brenda dhe jashtë vendit. Figuron banues në qytetin e Vlorës dhe me origjinë nga Elbasani. Policia tha se ka pasur sinjale nga qytetarë se 27-vjeçari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm. Agjentët e kanë pasur në ndjekje deri pasditen e djeshme, ku u kap në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë, me një armë zjarri tip pistoletë “TT” në çantë dore, 3 telefona, portofol, çelësa, karta bankare, aparat fotografik profesional dhe iPad. “Pas hetimeve të kryera mbi këtë shtetas, dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të rënda në Tiranë, i dyshuar si vrasës me pagesë, brenda dhe jashtë vendit”, tha policia, por pa saktësuar ndonjë detaj rreth ngjarjeve, viktimave apo provave. Për këtë fakt, policia sqaroi se “aktualisht strukturat po punojnë për të dokumentuar përfshirjen e tij në disa ngjarje, duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”. Por nuk ka një akuzë konkrete përveç “armëmbajtjes pa leje”. Burime nga grupi hetimor thanë se ka prova paraprake se Sinanaj fotografonte viktimat për vrasjet e të cilëve paguhej, para se t’i vriste. Verifikimi i llogarive bankare, personat që ia kanë derdhur dhe të tjera detaje si ekspertimi balistik dhe verifikimi i fotografive të gjetura, do të çojnë në dokumentimin e aktivitetit kriminal. Po kështu pritet që dëshmia e tij dhe veçanërisht e vajzës që e shoqëronte, do të zbardhë implikimet e dyshuara.