policia1policia1policia1policia1Dy ditë pas vrasjes së kërçovares, Wohleni është tronditur edhe nga një rast tjetër i dhunës në familje.Një grua 24 -vjeçare me shtetësi zvicerane të hënën në mbrëmje në Wohlen ishte viktimë e një sulmi të dhunës në familje. Ajo është plagosur nga goditjet me thikë në qafë dhe ishte dërguarme ambulancë në spital.

Policia e KantonitAargau është vënë pas tëdyshuarit , burrit të 24 -vjeçares . Prokuroria në Muri – Bremgarten ka hapur një hetim penal për tentim vrasje me paramendimndaj kosovarit.

Ngjarja kishte ndodhur të hënën rreth orës 19 kur ishte alarmuar policia dhe një ekip i ambulancës në Wohlen.24-vjeçarja me shtetësi zvicerane ka pësuar lëndime të rënda pas një grindjeje me burrin.

Për peshën e lëndimit që ka pësuar ajo ende nuk jepen informata,përveç që thuhet se gjendja është stabile.Policia ka reaguar shpejt dhe konkretizuar dyshimin ndaj burrit të viktimës, një 23 – vjeçar qytetar iKosovës, me banim në Wohlen. Kosovari kishte ardhur vetëm disa javë më parë në Zvicër , pasi ishte martuar vitin e kaluar, thuhet në komunikatën e policisë në Argau.

Megjithë insistimin e albinfo.ch, policia nuk bërë të ditur identitetin e viktimës me shtetësi zvicerane.

Rrethanat dhe motivi i sulmit janë objekt i hetimit të mëtutjeshëm.

Policia kantonale dhe prokuroria janë vënë në kërkim të të dyshuarit:

Salih Sylbeka , 23 vjecar , shqiptar iKosovës,rreth 170 cm i gjatë, me mjekër të shkurtër , flokë të zeza , i veshur me xhinse blu dhe një këmishë me vija,jakne të zezë me një emblemë të bardhë në të.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacione për personin në fjalë mund të telefonojë policinë në Aargau, Aarau ( tel. 062 835 81 81 ) ose ndonjë stacion tjetër të policisë.