Petre_Shilegov_LSDM-ja opozitare ka lëshuar sot akuza të reja në adresë të kryeredaktorit të televizionit Sitel Dragan Pavlloviq Lllatas. Zëdhënësi i LSDM-së Shilegov tha se Llatas posedon një kompani e cila në vit fiton mbi 250 mijë euro. Firma me emrin “Totall Marketing”DOOELL vepron tashmë 5 vite dhe sipas informatave të partisë opozitare, për vitin 2011 ka realizuar fitim prej 264 mijë eurove, kurse gjatë vitit 2012 kjo shumë arrin 242 mijë euro.

“Sa prej juve qytetarë të nderuar mund të paramendoni firmë me zero të punësuar, që ka fitim prej 250 mijë eurosh në vit?Sa prej jush gazetarë të nderuar dhe redaktorë të lajmeve arrini të fitoni mbi 250 mijë euro? “Ja kështu për 5 vite me rradhë, me sukses po punon firma për marketing dhe propagandë Totall Marketing DOOELL Shkup, udhëheqës i të cilës është kryeredaktori i televizionit Sitel. Ky mik shtëpie i kryeministrit Nikolla Gruevskit, paraqitet edhe si njëri prej themeluesve të edhe 4 subjekteve, të gjitha të regjistruara në Stadiumin e Qytetit, PM,  adresë zyrtare e mediumit megafonik të qeverisë, televizioni Sitel”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.