uskanaMiliona për mediat maqedonase, injorohen ato shqiptare Ky ishte një konfirmim se mediat e shkruara apo elektronike maqedonase marrin nga qeveria miliona euro, ndërkohë që mediat shqiptare përbuzen skajshmërisht duke mos ju dhënë atyre as atë që u takon sipas rregullativës ligjore gjatë shpërndarjes së mjeteve financiare.

Mediat shqiptare janë vënë në një pozitë të mjerueshme dhe për këtënuk e kanë ngritur zërin as strukturat shqiptare në institucionet e shtetit Mediat shqiptare ku bën pjesë edhe TV Uskana detyrohen që të paguajnë taksat obligative për veprimtari mediale, ndërsa mediat maqedonase të afërta me pushtetin marrin miliona euro kundrejt atyre shqiptare që injorohen skajshmërisht duke mos marrë as edhe hisen që u takon sipas regullativës ligjore për ndarjen e mjeteve të reklamimit qeveritar. Skandali për mjetet qeveritare dedikuar TV Sitel dhe mediave të afërta me VMRO-DPMNE që u publikuan nga LSDM-ja nuk përbën ndonjë befasi për njohësit e mirë të rrethanave në veprimtarinë mediale të Maqedonisë.

Dhe ky rast nuk është i pari por faktet dhe argumentet për abuzime të këtilla erdhën pikërisht në këtë kohë për të justifikuar atë që është folur për vite me radhë për mediat e afërta me pushtetin. Ky ishte një konfirmim se mediat e shkruara apo elektronike maqedonase marrin nga qeveria miliona euro, ndërkohë që mediat shqiptare përbuzen skajshmërisht duke mos ju dhënë atyre as atë që u takon sipas rregullativës ligjore gjatë shpërndarjes së mjeteve financiare. Mediat shqiptare janë vënë në një pozitë të mjerueshme dhe për këtënuk e kanë ngritur zërin as strukturat shqiptare në institucionet e shtetit. Kjo pozitë kaq e palakmueshme e ka vënë në pikëpyetje edhe funksionimin e mediave shqiptare.

Edhe ato pak mjetenga reklamat qeveritare që u dedikohen mediave regjionale dhe lokale nuk ndahen në mënyrë të drejtë sepse mediat maqedonase të këtijë niveli marrin trefish më tepër se mediat shqiptare që rrezatojnë në të njëjtin regjion. Ky është një diskriminim i hapur. Dhe shtrohet pyetja, cili është mekanizmi bazë që e përdor pushteti për të diskriminuar kaq hapur mediat shqiptare dhe si ai arsyetohet përpara funksionarëve shqiptarë në institucionet që kanë kompetencat përkatëse? Nuk mund të arsyetohet mënyra e ndarjes së mjeteve duke vendosur mediat shqiptare në shkallën më të ulët të shpërndarjes së shumave që i dedikohen reklamimit qeveritar.

Shumë here deri më tani, TV Uskana e ka ngritur zërin ndaj këtyre padrejtësive në Këshillin për Radiodifuzion dhe në instancat tjera të shtetit, por asnjëherë deri më tani nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se pse televizionet regjionale me program në gjuhën maqedonase marrin trefish më tepër mjete për të njëjtën reklamë që emetohet edhe në TV Uskana që ka po të njëjtin status të veprimit medial. Po kështu shumë herë deri më tani është kërkuar nga organet kompetente se pse TV Uskana merr një trajtim të këtillë diskriminues kur është e rregullt ndaj të gjitha detyrimeve të shtetit që brenda vitit kapin shumën e mbi 50 mijë eurove vetëm për obligimet e transmetimit dhe taksave përkatëse duke mos i futur këtu harxhimet tjera mujore që dalin nga veprimtaria mediale e TV Uskana. Ky është rast i pa precedent.

Kështu veprohet vetëm në Maqedoni. Paguan taksat e televizionitregjional dhe merr kompensimin për reklamim në nivel lokal. Kjo nuk ka asnjëfarë lloj logjike. Ka vetëm përbuzje dhe trajtim diskriminues. Ky është absurditet, ky është injorim i skajshëm. Ska se si të thuhet ndryshe. Prandaj krijimi i pozicioneve të barabarta për të gjitha mediat në bazë të rangut të transmetimit apo regjionit ku shtrihet sinjali televiziv dhe ndarjen e mjeteve në bazë të regullativës ligjore është një kërkesë tejet reale e TV Uskana drejtuar organeve kompetente ku bëjnë pjesë edhe kuadrot e partisë shqiptare në pushtet. Intervenimi ndaj këtyre padrejtësive dhe shkeljeve flagrante të parimeve themelore për funksionimin e mediave është më se i domosdoshëm. Është koha për masa të menjëhershme. Vazhdimësia e favorizimeve ndaj mediave maqedonase dhe përbuzja e atyre shqiptare rrezikon funksionimin e mediave në gjuhën shqipe e me këtë edhe shprehjen e lirë të etnitetit shqiptar për çështjet e fushave të ndryshme që duhet të trajtohen përmes veprimtarisë mediale e që janë në interes të opinionit publik.

(Tv Uskana është televizion lokal dhe regjional në rajonin e Kërçovës)